KOMUNA E ÇAIRIT - HYRJE
Општина Чаир

35 m³ hedhurinë ndërtimore dhe 120 m³ mbeturina publike të mbledhura gjatë aksioneve të pastrimit në Komunën e Çairit

34

Në fund të vitit 2017 në koordinim me Qytetin e Shkupit, Ndërmarrjen Publike “Parqet dhe Gjelbërimet” dhe Ndërmarrjen Publike “Higjiena Komunale”, me qëllim organizimin e aksioneve të përbashkëta të pastrimit, në territorin e komunës sonë ishin të angazhuar 330 punëtorë me ç’rast kemi mbledhur 35 m³ hedhurinë ndërtimore dhe 120 m³ mbeturina publike.
Njëherit ju informojmë që aksionet e tilla do të jenë praktikë e vazhdueshme dhe për këtë arsye në buxhetin e Komunës së Çairit janë planifikuar mjete të caktuara për pastrimin e deponive të egra si dhe bashkëpunim ende më të thellë me Ndërmarrjen Publike “Parqet dhe Gjelbërimet” dhe Ndërmarrjen Publike “Higjiena Komunale”. Qëllimi ynë i përbashkët është ta bëjmë Çairin ndër komunat më të pastërta të Qytetit të Shkupit.

#letëjetëpastër

Ju gjithashtu mund të lexoni