Partneret e Cairit
Hyrje | Aktivitete | Ndërtohet kanalizim atmosferik në rrugët “Xhon Kenedi” dhe “Kemal Ataturk”

Ndërtohet kanalizim atmosferik në rrugët “Xhon Kenedi” dhe “Kemal Ataturk”

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me Komunën e Çairit sot e filloi projektin për ndërtimin e kanalizimit atmosferik të rrugëve “Xhon Kenedi” dhe “Kemal Ataturk”. Në fillimin e punëve ndërtimore mori pjesë edhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, anëtarë të Këshillit, si dhe përfaqësues të komunës së Çairit. -Me këtë ndërhyrje ndërtimore, në rrugët 'Xhon Kenedi' dhe 'Kemal Ataturk' do të ndërtohet kanalizim i ri atmosferik me një gjatësi të përgjithshme prej 800 metrave, ku do të vendosen tubacione me profil të madh prej 1.2000 milimetra. Kanalizimi i ri atmosferik do të përfundojë në pusin lidhës të rrugës 'Cvetan Dimov'. Me ndërtimin e këtij kanalizimi atmosferik do të përmirësohet drenazhimi i ujerave atmosferik në atë pjesë së komunës së Çairit dhe do të zgjidhet problemi që e kanë pasur me dekada banorët lokal, tha kryetari Trajanovski.

Afati i realizimit është tre muaj, por Trajanovski theksoi se është marrë premtim nga kryerësit e punëve se punët ndërtimore do të jenë më intensive dhe do të përfundojnë deri në fillim të vitit shkollor.
Ky është projekti i dytë kapital, i cili filloi të realizohet në territorin e komunës Çair muajve të fundit, së bashku me zgjerimin e bulevardit "Hristian Todorovski Karposh", Kjo, sipas Trajanovskit, është tregues për bashkëpunimin e shkëlqyer të cilin qyteti i Shkupit e ka me komunën Çair.
Për ndërtimin e këtij kanalizimi atmosferik në rrugët "Xhon Kenedi" dhe "Kemal Ataturk", qyteti i Shkupit do të investojë rreth 23 milionë denarë, përderisa në terren do të punojnë ekipet e kompanisë "JU BAJ 2 AMET" SHPKNJP Shkup.

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst