Partneret e Cairit
Hyrje | Aktivitete | Mbledhje e jashtëzakonshme në Komunën e Çairit

Mbledhje e jashtëzakonshme në Komunën e Çairit

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Sot në Komunën e Çairit u mbajt mbledhje e jashtëzakonshme nga ana e Kryetarit të Këshillit të Komunës së Çairit z.Zahir Bekteshi dhe Sekretarit gjeneral z.Rami Qerimi me grupet e formuara për intervenim dhe ndihmë në pikat më kritike, me rastin e vërshimeve që e kapluan dje qytetin e Shkupit, përfshirë këtu dhe Komunën e Çairit. Në këtë mbledhje ata shprehën ngushëllime familjeve të viktimave nga vërshimet, si dhe shpalosën planin e mëtutjeshëm për ofrimin e ndihmës në vendet më të rrezikuara brenda dhe jashtë Çairit. Komuna e Çairit tanimë ka siguruar pompa për eliminimin dhe pastrimin e ujit në disa lagje më të dëmtuara si dhe është caktuar mbledhje e radhës në ora 18:00 për shqyrtimin e gjendjes aktuale dhe ndërmarrjen e hapave të mëtutjeshme për t’ju dal në ndihmë qytetarëve.

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst