Partneret e Cairit
Hyrje | Aktivitete | Vendim për realizimin e vlerësimit strategjik

Vendim për realizimin e vlerësimit strategjik

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Në bazë të nenit 65 paragrafi (6) të Ligjit për mjedisin jetësor (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr,. 53/08, 81/05, 24/07, 159/08, 89/09, 48/10, 124/10, 51/11, 123/12, 93/13 dhe 44/15), Këshilli ndërkomunal për menaxhim me mbeturina të planit rajonal të Shkupit me datë 28.07.2016, solli:

Vendim për realizimin e vlerësimit strategjik

 

  1. Për dokumentin e planit “Plani rajonal për menaxhim me mbeturina për Planin rajonal të Shkupit” të cilin e sjell Këshilli i komunës, me propozim të Këshillit ndërkomunal për menaxhim me mbeturinat është e nevojshme që të realizohet vlerësim strategjik të ndikimit ndaj mjedisit jetësor në pajtim me nenin 65 të Ligjit për mjedisin jetësor.
  2. Si organe të cilat janë të prekura nga implementimi i dokumenti të planit “Plani rajonal për menaxhim me mbeturina për Planin rajonal të Shkupit” përcaktohen këto: Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, Ministria e vetëqeverisjes lokale, Ndërmarrjet publike komunale të cilët veprojnë me mbeturine në komunat, Instituti për shëndet publik, Ministria e shëndetësisë, Qendra për zhvillim të Planit rajonal të Shkupit, organizatat joqeveritare të cilat veprojnë në lëmin e mbrojtjes së mjedisit jetësor me seli ne territorin e Planit rajonal të Shkupit.
  3. Për dokumentin e planit Plani rajonal për menaxhim me mbeturina për Planin rajonal të Shkupit, për përpilimin e të cilit është përgjegjëse Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, ndërsa të cilin e sjell Këshilli i Komunave të Planit rajonal të Shkupit, miratimi i dokumentit të planit Plani rajonal për menaxhim me mbeturina për Planin rajonal të Shkupit do të ketë ndikim ndaj mjedisi jetësor.
  4. Vëllimi i raportit për vlerësim strategjik duhet ti përfshijë këto aspekte:

identifikimin  e ndikimeve të mundshme ndaj mediumeve dhe fushave në mjedisin jetësor, me aksent të veçantë në ndikimin ndaj tokës, ujërave dhe ajrit, si dhe shëndetin e njerëzve. Raporti duhet të parashikojë masa për tejkalimin për secilin ndikim të identifikuar, si dhe për masa të caktuara të ndjekjes së ndikimit. 

 

  1. Vendimi së bashku me formularin për përcaktimin e nevojës të realizimit të vlerësimit strategjik shpallet në ueb faqen e komunave të Planit rajonal të Shkupit, Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, Qendra për zhvillim të Planit rajonal të Shkupit: http://www.skopjeregion.gov.mk/mk/.
  2. Kundër këtij vendimi publiku ka të drejtë ankese deri te Komisioni shtetëror për vendimmarrje në procedurë administrative dhe procedurë të marrëdhënies së punës në shkallë të dytë në afat prej 15 dite nga dita e shpalljes të vendimit në ueb faqe.
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst