Partneret e Cairit
Hyrje | Aktivitete | Kryetari i Çairit Mexhiti dhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Xhes L. Bejli promovuan projektin për integrim ndëretnik në shkolla

Kryetari i Çairit Mexhiti dhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Xhes L. Bejli promovuan projektin për integrim ndëretnik në shkolla

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Në Shkollën fillore ‘Ismail Qemali’ në Çair të Shkupit, u promovua projekti i USAID-it, për intergim ndëretnk në arsim. Kryetari i Komunës Çair, Izet Mexhiti mes tjerash tha se Përmes këtij projekti të USAID-it për intergrim ndëretnik në arsim hapim mundësi për bashkëpunim të frytshëm në shkollat në komunën tonë, si dhe bashkëpunim me shumë komuna tjera, krijimi i partneritetit midis shkollave. ‘Aktivitetet mundësojnë që fillimisht ti vendosim kontaktet midis nxënësve, prindërve dhe mësimdhënësve të përkatësive të ndryshme etnike, ndërsa më pas të vazhdojmë ti kultivojmë edhe më tej.

Në drejtim të vazhdimit të bashkëpunimit shumëvjecar me USAID-in, Komuna jonë është krenare që ky bashkëpunim është kthyer në drejtim të përforcimit të bashkëpunimit ndëretnik meqë vlerat e ndërtimit të bashkjetesës dhe promovimit të diversitetit janë pasuria jonë, dhe do të mbeten si një prej qëllimeve kryesore në shoqërinë tonë.

Roli të cilin e kanë mësimdhënësit dhe prindërit është rol mjaftë fisnik, ti mësojnë nxënësit që të zhvillojnë ndjenjën e përkatësisë në një mjedis multietnik, ndërsa roli jonë si komunë, është të sigurojmë kushte dhe koncepti ndëretnik të inkuadrohet në cdo shkollë’ u shpreh Mexhiti.

Kadri Agushi, drejtor i shkollës ‘Ismail Qemali’ mes tjerash tha se ata në vazhdimsi kontribuojnë në promovimin e vlerave multi etnike në shkollën e tyre.

 

‘Për të gjithë ne është mjaft e rëndësishme se sa ne punojmë dhe investojmë në dretim të promovimit të bashkjetesës si pjesë e aktivitetit të USAID-it për integrim ndëretnik në Maqedoni. Në kuadër të shkollës sonë me dëshirë të madhe fillojmë bashkëpunimin mes mësimdhënësve dhe nxënësve dhe bashkarisht punojmë dhe investojmë që ti përforcojmë kapacitetet tona dhe me sukses dhe praktika të mira ti promovojmë vlerat multi-etnike dhe multi-kulturore’ tha Agushi

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst