Partneret e Cairit
Hyrje | Aktivitete | Kryetari i Komunës së Çairit intervistohet nga revista prestigjioze “The European Times"

Kryetari i Komunës së Çairit intervistohet nga revista prestigjioze “The European Times"

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Revista prestigjioze "The European Times" që promovon vlerat dhe potencialin ekonomik të vendeve të botës me rreth 500.000 anëtarë në mesin e të cilëve dhe anëtarët e Parlamentit Europian, intervistoi Kryetarin e Komunës së Çairit Izet Mexhiti në kuadër të edicionit special promovues që po përgatit për ecurinë e zhvillimit ekonomik të vendit tonë. "The European Times" shqyrtimet e saja analitike për shpalosjen e potencialit ekonomik të vendit i realizon përmes transmetimit të vizionit dhe angazhimit të njerëzve me ndikim në procesin e politikëbërjes Si realizues i shumë projekteve në dobi të përmirësimit të kapacitetit ekonomik lokal dhe si nënkryetar i një subjekti politik me ndikim të madh në proceset politike dhe ekonomike të vendit, Mexhiti u prononcua për sfidat dhe angazhimin e tij shumëvjeçar në misionin që Çairin ta shëndrrojë në qendër të zhvilluar arsimore e kulturore, por edhe në vend me biznes klimë të favorshme duke potencuar segmentin e përkrahjes së vazhdueshme të bizneseve dhe artizanateve në Çarshinë e Vjetër dhe anekënd Çairit. Gjatë intervistës kreu i Çairit theks të veçantë u kushtoi integrimeve euro-atlantike dhe integrimit në NATO si parakusht për përmirësimin e klimës biznesore dhe investuese në vend. Në mesin e shumë projekteve që Mexhiti i numëroi ishin: fillimi i fazës së tretë dhe përfundimtare të Sheshit Skenderbeu, furnizimin me vetura elektrike duke theksuar se Komuna e Çairit ka qenë ndër vendet e para që përfundoi me sukses këtë proces, projektin e ndërtimit të Bit Pazarit si mundësi për hapjen e më shumë vendeve të punës, rikthimin e gjallërisë në Çarshinë e Vjetër përmes Universiteteve dhe projekteve të shumta kulturore, përkrahja zanateve të vjetra etj. Në fund porosia e Kryetarit Mexhiti për lexuesit e "The European Times" ishte ftesa që të eksplorohen mundësitë e shkëlqyeshme për investime kapitale në vendin tonë dhe të vizitohen atraksionet turistike që janë thesar kulturor.

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst