Partneret e Cairit
Hyrje | Aktivitete | Komuna Çair dhe NP Higjiena Komunale me aksion për mbledhjen e mbeturinave të rënda

Komuna Çair dhe NP Higjiena Komunale me aksion për mbledhjen e mbeturinave të rënda

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Komuna e Çairit dhe NP Higjiena Komunale njoftojnë qytetarët se në datat 17 dhe 18 Shkurt 2017 prej ores 07:00 deri në 09:30 do të realizojnë aksion për mbledhjen dhe largimin e mbeturinave të rënda (aparateve të vjetra nga teknika e bardhë, televizorë, mobilje të vjetra, kauçuk etj.). Luten qytetarët – amvisëritë që mbeturinat e rënda që i kanë destinuar për t'i hudhur ti vendosin në periudhën e caktuar kohore para shtëpive ose oborreve të tyre (për amvisëritë individuale), ndërsa për amvisëritë kolektive banesore (ndërtesat) - në afërsi të tyre, në mënyrë që mbeturinat e rënda nuk do pengojnë lëvizjen e veturave dhe këmbësorëve që të mundet shpejt dhe në mënyrë efikase të njejtat të menjanohen nga ana e ekipeve operative. Pas datave dhe kohës së përcaktuar (17 dhe 18.02.2017; 07:00-09:30) nuk është e lejuar hudhja e mbeturinave të rënda, si dhe lënia e çdo mbeturine tjetër. NP Higjiena Komunale do të bëjë mbledhjen e mbeturinave të rënda pa kompensim material. Orari 17.02.2017 (07:00-09:30) - do të mblidhen mbeturinat e rënda në territorin e lagjeve Teneqe Mahallë, Fushë Topanë, Çairi i Vjetër I ,Çairi i Vjetër II dhe lagjen Dizhon; 18.02.2017 (07:00-09:30) - do të mblidhen mbeturinat e rënda në territorin e lagjeve Gazi Babë, Seravë, Topana e Vjetër, Saat Kulla, Bit Pazar dhe lagjen Dyqanxhik.

 

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst