Partneret e Cairit
Hyrje | Aktivitete | Thirrje publike për dorëzimin e iniciativës për përpilim të Planeve urbanistike

Thirrje publike për dorëzimin e iniciativës për përpilim të Planeve urbanistike

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font

Thirrja publike shpallet në pajtueshmëri me nenin 21 nga Ligji për planifikim hapësinor dhe urbanistik ( Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë numër 199/2014, 44/2015, 193/15, 31/16, 163/16), në kuartalin e parë të vitit 2017.

- Thirrja publike do të zgjasë prej 17.03.2017 deri më 15.04.2017 -  30 ditë, duke llogaritur nga dita e shpalljes.

- Thirrjes  publike do     shpallet në Fletën zyrtare të Komunës,        internet   faqen e Komunës së Çairit www.cair.gov.mk,  në tabelën e shpalljeve në komunë, në sistemin informativ e-urbanizëm, në gazetën ditore në gjuhën maqedonase “NOVA MAKEDONIJA” dhe gazetën ditore në gjuhën shqipe “KOHA”.

- Në periudhë e zgjatjes së Thirrjes publike, të gjithë personat e interesuar fizik dhe juridik të dorëzojnë iniciativa për përpilimin e Planeve urbanistike nga neni 7 paragrafi (1) pika 2 alineja 2, 3 dhe 4 të Ligjit për planifikim hapësinor dhe urbanistik (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” numër 199/2014, 44/2015, 193/15, 31/16, 163/16).

- Personat e interesuar juridik dhe fizik iniciativat ti dorëzojnë në formë të shkruar

nëpërmjet arkivit të Komunës së Çairit ose në formë elektronike nëpërmjet sistemit informativ e-urbanizëm në afatin e caktuar.

- Lëndë e iniciativës mund të jetë miratimi i Planit të ri urbanistik ose ndryshim plotësimi i planit ekzistues urbanistik

- Për iniciativat e pranuara parashtruesit do të informohen në formë të shkruar ose në formë elektronike, nëpërmjet sistemit informativ e-urbanizëm në afat prej 15 dite nga skadimi i afatit për dorëzimin e iniciativave.

- Iniciativat e pranuara nga Thirrja publike do të shënohen në Programin për përpilim të Planeve urbanistike të territorit të Komunës së Çairit për  vitin 2017.

- Mjetet për përpilimin e dokumentacionit të nevojshëm për iniciativat e pranuara duhet ti sigurojnë parashtruesit e iniciativave – persona juridik ose fizik.

                                                                                                                                                                                                                                                               

                                                       

 

                                                         Kryetar i Komunës së Çairit 

                                                                        Izet Mexhiti                                                

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst