Partneret e Cairit
Hyrje | Aktivitete | Komuna Çair mirëpriti delegacionin nga Komuna Skelleftea e Suedisë për realizimin e projektit për për trajtimin e duhur të personave me aftësi të kufizuara

Komuna Çair mirëpriti delegacionin nga Komuna Skelleftea e Suedisë për realizimin e projektit për për trajtimin e duhur të personave me aftësi të kufizuara

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Pas takimit të Ambasadorit të Suedisë Mat Stafanson me kreun e Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ashtu siç ishte paralajmëruar më parë vazhdon procesi bashkëpunues në nivel lokal mes Komunës së Çairit dhe komunave të Suedisë. Kësaj rradhe, delegacioni i Komunës së Çairit në krye me Sekretarin e Komunës z. Rami Qerimi dhe në përbërje të zëdhënësit të Komunës Kushtrim Alla, kryetarit të Organizatës për persona me aftësi të kufizuara z. Sefer Hiseni dhe ekspertit për përpilimin e planeve aksionale z. Sasha Maksimovski mirëpriti delegacionin nga Komuna Skelleftea me qëllim realizimin e projektit afatgjatë për përmirësimin e kualitetit jetësor të personave me aftësi të kufizuara. Gjatë këtij takimi u diskutua për rrjedhën e tërësishme të projektit, definimin e planit aksional (veprues), si dhe u bë shqyrtim i situatës aktuale trajtuese dhe pozitës së personave me aftësi të kufizuara në vendin tonë dhe në Suedi. Projekti në fjalë parasheh krijimin e kushteve më cilësore për qasje adekuate infrastrukturore dhe institucionale për personat me aftësi të kufizuara , por edhe për reflektimin që ky projekt duhet të ketë në ngritjen e vetëdijes shoqërore për trajtimin e barabartë të asaj kategorie të njerëzve. Suedia mbetet shembull për trajtimin e personave me aftësi të kufizuara dhe përkushtim i Komunës së Çairit është të ndjekë modelin e tyre - theksoi Sekretari i Komunës, Rami Qerimi. Sekretari i Komunës së Çairit njoftoi delegacionin suedez edhe për projektet që Komuna ka realizuar për personat me aftësi të kufizuara si p.sh. : punësimi i tyre, furnizimi i tyre me motoçikleta elektrike dhe shprehu gatishmërinë e plotë që ky projekt të realizohet me përpikmëri të lartë profesionale dhe fryt i saj të jetë - hapat konkret për përmirësimin e jetës dhe kushteve për personat me aftësi të kufizuara.

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst