Partneret e Cairit
Hyrje | Aktivitete | Organizata Humanitare "Kalliri i Mirësisë" dekoron kryetarin e Komunës së Çairit, Izet Mexhitin

Organizata Humanitare "Kalliri i Mirësisë" dekoron kryetarin e Komunës së Çairit, Izet Mexhitin

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Iniciativat organizative humanitare si nevojë shoqërore për t'ju ardhur në ndihmë atyre që më shumti kanë nevojë çdoherë kanë pasur derën e hapur në Komunën e Çairit dhe përkrahjen maksimale realizuese nga ana e kreut të Komunës - Izet Mexhiti. Njëra nga organizatat humanitare e cila ka realizuar bashkëpunim të suksesshëm shumëvjeçar me Komunën e Çairit është "Kalliri i Mirësisë" e cila në shenjë faleminderimi për kontributin bamirës me rastin e aktivitetit tradicional "Java e jetimit" dekoroi kreun e Komunës me mirënjohjen "Kalliri i artë". Le të kontribuojmë edhe më shumë në shërimin e plagëve shoqërore përmes realizimit të aksioneve bamirëse. Dhurata më e madhe për një njeri është të shoh lumturinë dhe buzëqeshjen në sytë e atyre që më së shumti kanë nevojë.

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst