Partneret e Cairit
Hyrje | Aktivitete | THIRRJE PUBLIKE

THIRRJE PUBLIKE

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Në bazë të programit për zhvillim dhe përparim të sportit dhe aktiviteteve sportive-rekreative në Komunën e Çairit 2017(Fleta zyrtare nr. 17/2014), Komuna e Çairit shpall:

 

 

THIRRJE PUBLIKE

 

Për mbledhjen e kërkesave për shfrytëzimin e mjeteve financiare të Buxhetit të Komunës së Çairit për vitin 2017 të dedikuara për zhvillim dhe përparim të sportit dhe aktiviteteve sportive-rekreative  në Komunën e Çairit.

Shpërndarja e mjeteve nga Buxhetit i Komunës së Çairit për vitin 2017, në pajtim me Programin  për zhvillim dhe përparim të sportit dhe aktiviteteve  sportive-rekreative,  do  të bëhet në bazë të kritereve dhe prioriteteve të dhëna të kësaj thirrje.

 

1.    Llojet dhe projektet të cilat do të mbështeten, si dhe mjetet e parapara financiare

 

       Mjetet nga Buxheti i Komunës së Çairit do të shfrytëzohen për financimin e projekteve dhe aktiviteteve që do të kontribuojnë në zhvillimin dhe përparimin e sportit dhe aktiviteteve sportive-rekreative për kategoritë në vijim:

 

I.              Për mbështetje të kategorisë sport – futboll parashihen mjete financiare në shumë prej 6.020.000,00 denarë;

 

II.             Për mbështetje të kategorisë sport – basketbolli, parashihen mjete financiare në shumë prej 500.000,00 denarë.

 

III.            Për mbështetje të kategorisë sport – sporte të mundjes (mundje në stil të lirë, karate, xhudo, boks, pehlivan), parashihen mjete financiare në shumë prej 430.000,00 denarë.

 

IV.          Për mbështetje të kategorisë sport – hendboll  parashihen mjete financiare në shumë prej 200.000,00 denarë.

 

2.    Dorëzimi i raportit

 

       Shoqatat dhe klubet sportive të cilave do t’ju jepen mjete në pajtim me programin për zhvillim dhe përparim të sportit dhe aktiviteteve sportive-rekreative, pas mbarimit të projekteve dhe aktiviteteve të tyre, do të dorëzojnë raport financiar dhe narrativ për shfrytëzimin e mjeteve deri te Komuna e Çairit.

 

3.    Kriteret bazë të organizimit

 

       Kriteret bazë të organizimit që duhet t’i plotësojnë shoqatat dhe ekipet sportive të cilat do të marrin pjesë në këtë thirrje janë:

 

-       Të jenë të regjistruar sipas Ligjit

-       Të merren me aktivitete të fushës së sportit dhe rekreacion

 

4.    Dokumentacioni i duhur që shoqata/ekipi duhet ta bashkëngjit në Fletëparaqitjen për mbështetje financiare të shoqatave

 

-       Fletëparaqitje për mbështetje financiare

-       Propozim projekt ose propozim aktivitete

-       Statut dhe aktvendim për regjistrim të shoqatës ose klubit sportiv

 - Shoqatave dhe ekipeve të cilëve u  janë ndarë mjete në pajtim me Programin për zhvillim dhe përparim të sportit dhe aktiviteteve sportive në Komunën e Çairit për vitin 2016 është e nevojshme që të dorëzojnë raport nerativ dhe financiar (me dëshmi) për mjetet e harxhuara të fituara nga Programin për zhvillim dhe përparim të sportit dhe aktiviteteve sportive në Komunën e Çairit për vitin 2016.

 5.    Afati dhe mënyra e dorëzimit të fletëparaqitjes  

 

       Të dhënat e nevojshme si dhe propozim programet dhe projektet, me konstruksion financiar, duhet të dorëzohen në fletëparaqitje të veçantë, e cila mund të merret në Arkivin e Komunës së Çairit ose në faqen zyrtare të Komunës së Çairitwww.cair.gov.mk.

      Thirrja publike do të zgjat nga dita e shpalljes në mjetet për informim publik  deri më 19.06.2017-tës.

.

      Fletëparaqitjet duhet të dorëzohen deri te Komuna e Çairit, përmes postës në adresën: H.T. Karposh nr. 5, 1000 Shkup, ose në arkivin e Komunës së Çairit më së voni  deri në orën 15, në ditën e fundit të përfundimit të Thirrjes publike, me shënimThirrje publike për shpërndarje të mjeteve buxhetore për zhvillim dhe përparim të sportit dhe aktiviteteve sportive-rekreative në Komunën e Çairit.

 Shoqatat / ekipet të cilat nuk do ti dorëzojnë dokumentet në pajtim me pikën 4 të kësaj Thirrje publike, kërkesa nuk do të shqyrtohet në evaulimin e mëtejshëm dhe e njëjta do të refuzohet nga ana e Komisionit.

 

 

Shkarko në linkun e mëposhtëm propozim aplikacionin për përkrahje të projekteve dhe aktiviteteve për zhvillim dhe avancim të sportit dhe aktiviteteve rekreative sportive në komunën çair për vitin 2017.

 

 

 

 

 

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst