Të gjithë fëmijët pa dallim të përkatësisë së tyre etnike kanë të drejtë t’i gëzojnë njësoj të mirat që sjell procesi edukativo – arsimor në jetën e tyre

Të gjithë fëmijët pa dallim të përkatësisë së tyre etnike kanë të drejtë t’i gëzojnë njësoj të mirat që sjell procesi edukativo – arsimor në jetën e tyre. Për të përmirësuar gjendjen aktuale të trajtimit shoqëror të fëmijëvë të komunitetit rom, Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu nënshkruajti Kontratën e bashkëpunimit me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe Kopshtin për fëmijë “Borëbardha” për realizimin e projektit “Përfaqësimi i fëmijëve rom në institucionet arsimore – kopshtet për fëmijë”.
Qëllimet e vënies në praktikë të kësaj kontrate janë: zmadhimi i numrit aktual të fëmijëve rom në kopshtet për fëmijë dhe ç’rrënjosja e paragjykimeve ekzistuese.

#equity

equity