Partneret e Cairit

Ansamblet

HISTORIKU I ANSAMBLIT IBE PALIKUQI

 

 

 

Ansambli i Këngëve dhe Valleve Ibe Palikuqi nga Shkupi është themeluar më 30 Mars të vitit 1979. Veprimtarinë e vet e ushtron pandërprerë plot 35 vite duke lënë prapa vetes një numër të madh të aktiviteteve që janë kurorëzuar me çmime të ndryshme. Brenda kësaj periudhe të veprimtarisë së bujshme , ka realizuar afër 1200 prezantime në kuadër të ngjarjeve të ndryshme kulturore, festivaleve ndërkombëtare, duke afirmuar në mënyrë të denjë dhe autentike vlerat kulturore shqiptare në vend dhe botë. Ky ansambël nga opusi i tij i pashtershëm ka regjistruar mbi 300 këngë e valle në TVM dhe RTV e Prishtinës , si dhe ka përgaditur 10 premiera të dramës me sukses dhe 40 prezantime.

Nga gjiri i këtij ansambli dolën shumë emra të njohur të estradës popullore shqipe që ishin bartës të mirëfilltë të vlerave kulturore tradicionale. Një vend shumë të rëndësishëm në kuadër të këtij ansambli kanë luajtur Grupet e Valleve që me plot sukses kanë prezantuar dhe afirmuar kulturën shqipe brenda dhe jashtë vendit duke u dekoruar me shpërblime të nduarduarshme, duke i përfshirë dhe ato më të vlefshmet.

 

Ndër çmimet të cilat ky ansambël i ka fituar janë festivalet në vijim :

 

·         Qipro ( tre herë fitues të vendit të parë nga jurija profesionale)

 

·         Samsun, Turqi ( katër herë vendi i dytë, një herë vend i parë)

 

·         Gebze (tre herë vendi i parë)

 

·         Strugë ( tre herë vendi i parë )

 

·         Viti (dy herë vendi i parë )

 

·         Preshevë (dy herë vendi i parë)

 

·         Tetovë “Sharri Këndon” (në çdo vit vende të para)

 

·         Gjilan ( një herë vendi i parë)

 

·         Burrimet e Sharrit (vendi i parë)

 

 

 

Si dhe fitues i shumë vendeve të para nëpër festivale të ndryshme në vend dhe jashtë.