KOMUNA E ÇAIRIT - HYRJE
Општина Чаир

EDUKIMI

Arsimi parashkollor dhe fillor në komunën e Çairit karakterizohet me një nivel të lartë të realizimit të procesit edukativo arsimor edhepse ballafaqohen me probleme të natyrës së ndryshme. Skollat fillore disponojn me një kuadër kualitativ i cili ndjek metodat më bashkohore të procesit edukativo arsimor. Në përjashtim të shkollës fillore “Lirija-Baraka” që ësht objekt montues  të gjitha objektet tjera shkollore janë objekte të forta gjendja e së cilëve është relativisht e mirë.

Mësimi praktik dhe  sallat e edukates fizike në komunën e Çairit është shumë i pazhvilluar për shkak të mungesës së burimeve për mësim për pajisjen e kabineteve dhe pajisjen e sallave të edukates fizike me rekuizita sportive.

Si zgjedhje e kësaj gjendjeje, kërkohet prej donacioneve të organizatave të ndryshme ndërkombëtare joqeveritare, të cilat janë aktive në Republikën e Maqedonisë, nëpërmjet të projekteve të ndryshme ideore.

Duhet potencuar se shkollat fillore në kuadër të komunës së Çairit, si të gjith shkollat tjera në RM ballafaqohen me probleme të ndryshme:

  • mungesa e mjeteve financijare
  • nevoje për investime permanente në mirmbajtjen e objekteve shkollore
  • munges të  mjeteve mësimore