Partneret e Cairit

CILËSIA E JETESËS

Duke pasur parasysh se kjo do të ishte një rezyme e disa prej statistikave të lartpërmendura, një statistikë tjetër (shkurtimisht) do të paraqiste ata së bashku për të pasur një përshkrim të përgjithshëm të cilësisë së jetesës.

Pasi që cilësia e jetesës përcaktohet prej cilësisë së shërbimeve që qytetarët pranojnë prej shumicës së institucioneve ne do ti paraqesim ata sipas kësaj që vijon :

1.Standardet e apartamenteve

Struktura e apartamenteve sipas llojit të tyre, numrit dhe sipërfaqes së tyre, paraqet shënimet themelore dhe karakteristikat ekzistuese të fondit të apartamenteve.


Mesatarja e njerëzve që jetojnë në një apartament është 3.79 njerëz dhe është më e madhe se mesatarja në Republikën e Maqedonisë, 3.35 njerëz, gjë që implikon një dendësi të madhe të popullatës.

Sipas normave ligjore për ndërtimin objekteve të banimit janë të parapara 20 m² për një person, ndërsa në Komunën e Çairit kjo mesatare është 16.24 m².

Këtu duhet të potencohet se këto mesatare vlejnë vetëm për pjesët e urbanizuara të komunës ndërsa sa i përket pjesëve të pa urbanizuara dendësia është shumë më e madhe.


2 Shpërndarja fizike e apartamenteve dhe dendësia e apartamenteve


Vendbanimet (amvisëritë) janë të shpërndara në 13 njësi urbanistike të organizimit fizik të Komunës.

Dendësia e amvisërive në Komunën e Çairit është 48.6 amvisëri në një hektar ndërsa dendësia e popullatës në një hektar është 184 banorë, që paraqet dendësinë më të madhe në rajon apo ndoshta edhe në Evropë.

Sistemi i ndërtimeve, varësisht prej lagjeve është një kombinim i përzier me shtëpi individuale dhe kolektive por duke marrë parasysh se është Komunë urbane, dominojnë ndërtesat e banimit kolektiv.


10.3 Standardi social


Numri dhe shpërndarja fizike e objekteve të banimit në Komunën e Çairit, nuk janë në pajtueshmëri me shpërndarjen e popullatës, gjë kjo që duhet të eliminohet.


3 Arsimi


Procesi i arsimit të fëmijëve dhe rinisë ka qenë e ndarë në disa faza të ndryshme varësisht prej moshës: edukimi parashkollor, arsimi fillor, sekondar dhe ai i mesëm. Duhet potencuar se arsimi i mesëm është i organizuar dhe funksionon në nivel të qytetit të Shkupit.


4 Shëndetësia


Përkujdesja shëndetësore në komunë realizohen nëpërmjet më shumë qendrave shëndetësore, si ato shtetërore ashtu edhe ato private.


5 Kujdesi social


Sa për këtë lëmi, ekziston njësia rajonale e qendrës për kujdesin social e cila është nën ingerencat e Ministrisë së punës dhe politikës sociale.


6 Kultura dhe sporti


Organizimi dhe realizimi i manifestimit “Shkupi Feston” me rastin e 28 nëntorit

Turnetë tradicionale në futboll të vogël – “Emri Elezi”, “Teli, Pajtimi, Ndriçimi, Arbeni, Shpëtimi, Abazi” 

Turne në mundje, krosi për fëmijë etj.


7 Gjelbërimi

Lidhur me sipërfaqet e gjelbra, ekzistojnë tre parqe të qytetit, që sipas numrit të banorëve nuk i plotësojnë nevojat e qytetarëve sepse ata janë nën numrin mesatar të normës të lidhur me m2 të gjelbërimit sipas numrit të banorëve