Partneret e Cairit

HISTORIA E KOMUNËS

Komuna e Çairit është formuar në vitin 1976, me Ligjin për formimin e komunave në kuadër të qytetit të Shkupit. Me Ligjin e ri për ndarje të re territoriale kufijtë e komunës së Çairit u zvogëluan në masë të madhe gjë që paraqet handikap të madh në zhvillimin e mëtejshëm të Komunës.

Territori i komunës së Çairit ka qenë e banuar që nga koha e Neolitit, këtë e dëshmojnë burimet arkeologjike të gjetura në lagjen e Dizhonit (1999).

Sipas shumë burimeve të kohës, Skupi është formuar në gjysmën e parë të shekullit IV p.e.r në anën e majtë të lumit Vardar ( lumi i bardhë S.A ) nga fisi ilir Dardanët. Qyteti antik Skupi kishte një shtrirje të gjerë duke filluar nga Bardovca, Zllokuqani deri tek Kalaja dhe një pjesë e Çarshisë së Vjetër. Në periudhën mesjetare burimet e proveniencave të ndryshme, provojnë në vijimësi prezencën të Arbërve, pasardhës të Dardanëve. Prania e tyre ishte e ndjeshme edhe pas pushtimit bullgar dhe serb të këtyre trojeve. Pas përçarjes dhe ndarjes së kishës krishtere në dy pjesë- atë perëndimore ( katolike ) dhe lindore (ortodokse ) në vitin 1054, shqiptarët dhe banorë tjerë shumicë të Shkupit mbetën në kuadër të kishës perëndimore. Shumica e banorëve të këtij qyteti, duke i takuar fesë katolike, ishin kundërshtarë të ritualit ortodoks sllav. Kjo ishte arsyeja kryesore që Perandori Dushan të fillojë ndjekjen, persekutimin dhe konvertimin e tyre në ortodoksë, e kjo zbatohej përmes ligjit të veçantë të quajtur "Kodi i Perandorit Dushan".

Sipas kronistëve osmanë, Sulltan Murati II shumicën e kohës së dimrit e kalonte në Shkup, në rajonin e sotëm të komunës së Çairit për shkak të klimës së përshtatshme që e kishte Shkupi në krahasim me Edrenen Ndërsa, për vendndodhjen në Shkup të garnizonit qendror në Ballkan të ushtrisë osmane, ishte caktuar që ajo të vendoset në fushën e sotme te Tophanes, në të cilën njëkohësisht u vendos edhe artileria e rëndë ku edhe riparoheshin topat, të cilat shfrytëzoheshin për ekspedita kundër Shqipërisë. Prej asaj kohe ky vendbanim u quajt Fusha e Topave ( Tophane ). Pikërisht në këtë vendbanim kronistët osmanë pohojnë se u nënshkrua marrëveshja e njohur ndërmjet Sulltan Mehmetit të II dhe Skënderbeut,më 27 prill 1463.

Në territorin e sotëm të Çairit, me vendosjen e pushtetit osman u ndërtuan edhe xhamitë e para siç janë ajo e sulltan Muratit; Mustafë Pashës; Allaxhës etj, por edhe objekte tjera të tipit oriental.

Sipas të dhënave që na jep udhëpërshkruesi Evlia Çelebia, me rastin e vizitës së tij Shkupit, në vitin 1637, ai do të pohojë se në Shkup në atë kohë kishte 70 lagje dhe se këtu fliteshin dy gjuhë: gjuha shqipe dhe ajo rumune (greke). Ndërsa qyteti ishte i ndarë në dy pjesë dhe atë, pjesa e majtë ishte e ndërtuar dhe funksionale, kurse pjesa e djathtë ishte e pa urbanizuar dhe jo funksionale.

Në pjesën e parë të shekullit XIX, Hevzi Pasha në lagjen e Çairit do të ndërtojë edhe saraje të bukura. Këta saraje shërbyen edhe për punët administrative për tërë sanxhakun e Shkupit, në kuadër të të cilit në atë kohë kishte 14 kaza ( Shkupi, Kaçaniku, Tetova , Kërçova, Dibra, Qustendilli, Ellniku, Strumica, Radovishi, Shtipi, Kratova, Kumanova, Kriva Pallanka dhe Koçani) .

Shkupi pas ardhjes së osmanlinjve u kthye në një qendër zejtare dhe tregtare në Ballkan. Territori i Çairit luante rolin kyç në zhvillimin e mëtejshëm të këtij qyteti në të gjitha aspektet ekonomike dhe kulturore , sepse ky territor përfshinte bezistenin, disa hane dhe ndërtesa të tjera për zhvillimin e tregtisë dhe zejtarisë.


1.1 Emri i Komunës

Lidhur me etimologjinë e emrit Çair ekzistojnë pohime të ndryshme. Prej tyre duhet veçuar dy :

Sipas njërit, emri Çair rrjedh prej fjalës turke që do të thotë livadh i rrethuar me dru kurse sipas tjetrit, emri Çair rrjedh nga emri i një banori të këtij lokaliteti, të quajtur Kadin Çair, i cili përmendet në një dokument të viteve 1549/50, si trashëgimtar i vakëfnamesë së imamit Musllihudin all-Madin.

Objektet fetare dhe kulturore

Komuna e Çairit, si pjesë më e vjetër e qytetit në Shkupit, disponon një numër të madh të objekteve dhe monumenteve fetare që dëshmojnë për lashtësinë dhe historinë e Komunës.


Xhamitë

Sulltan Murat - 1436

Allaxha

Haxhi Ballaban

Murat Pasha

Isa Beg

Kebir Mehmed Çelebi

Gazi Isa Beg

Mustaf Pasha

Haxhi Jonuz

Hidaverdi

Haxhi Hajredin

Jahja Pasha

Arasta

Hatunxhikllar

Duqanxhik

Kapuç Hamza

Tutunsuz

Xhedid Isa Beg

Haxhi Qazim

Haxhi Mujdin

Qose Kadi


Teqetë dhe Tyrbet

Bejhan Sultan

Allaxha

Mustaf Pasha

Jahja Pasha

Hatunxhikllar


Kullat

Saat Kulla – 1566


Kishat

Sveti Gjogji