Partneret e Cairit

Info qendra

Komuna e Çairit

 

Qendra Informative është projekt i financuar nga BE-ja në kuadër të projektit “Valorizimi i zejeve tradicionale dhe potencialet ekonomike në komunat Çair dhe Gjilan” nga programi i bashkëpunimit ndërkufitar mes Maqedonisë dhe Kosovës. Qëllimi kryesor i projektit është kontributi në zhvillim ekonomik lokal të qëndrueshëm të komunës përmes vendosjes së platformës për përkrahje të zejeve tradicionale dhe ndërmarrësve social dhe zhvillimit të turizmit kulturore në çarshinë e vjetër.

Për shkak të vendndodhjes së veçantë të Qendrës Informative në qendër të Çarshisë së Vjetër, shërbimet i ofrohen grupeve të ndryshme qëllimore siç vijon:

·         Vizitorëve (turistëve vendor dhe të huaj),

·         Zejtarëve

·         Veprimtarive shërbyese (NMV),

·         Veprimtarisë afariste (NVM),

·         Qytetarëve të Komunës Çair dhe

·         Institucioneve tjera, OJQ-ve, etj.

Në bazë të grupeve të lartpërmendura janë përcaktuar edhe shërbimet, dhe informatat që ofrohen nga qendra informative ndahen në disa lloje:

·         Lokacionet turistike nga trashëgimia e pasur kulturore dhe historike e Çarshisë së Vjetër,

·         Objektet akomoduese dhe hotelierike,

·         Ngjarjet dhe manifestimet kulturore,

·         Procedurat gjatë përgatitjes së dokumentacionit urbanistik në Komunën Çair

·         Informata tjera të rëndësishme

Kanalet komunikuese që do të vendosen nga grupet e ndryshme me qendrën informative janë siç vijon:

·         Kontakt i drejtpërdrejt me të punësuarit në qendrën informative,

·         Kontakt indirekt përmes e-qendrës (ueb faqeja, e-mail, mjete tjera elektronike),

·         Fletë palosje, broshura të shtypura, harta informative turistike dhe

·         Material tjetër promovues dhe informativ

 

Po ashtu, qendra informative organizon trajnim dhe punëtor për zejtarët dhe ndërmarrësit tjerë në fushën e përgatitjes së planeve të biznesit, udhëheqjes administrative, statistikës, evidencës, kryerjes së analizave si dhe në përgatitjen e strategjive dhe koncepteve për marketing dhe promovim të shërbimeve dhe produkteve të zejtarëve për blerësit potencial.