KOMUNA E ÇAIRIT - HYRJE
Општина Чаир

Komuna e Çairit dhe Qyteti i Shkupit përcaktojnë lokacion të ri për shitjen e luleve

26

Komuna e Çairit dhe Qyteti i Shkupit përcaktojnë lokacion të ri për shitjen e luleve deri në ndërtimin e tregut të Bit Pazarit. Tregtarët zhvendosen në hapësirën pas objektit të Shtëpisë së Shëndetit në Bit Pazar.

Me koordinim të ndërsjelltë të të dyja institucioneve po ndërmerren hapa të rëndësishëm në drejtim të përmirësimit të gjendjes së hapësirave publike në Komunën e Çairit ku në mënyrë të sigurtë duhet të qarkullojnë qytetarët përgjatë bulevardeve. Me lirimin e hapësirës ku më parë zhvillohej veprimtaria tregtare, plotësohen të gjitha predispozitat teknike për fillimin e procesit të punës për rregullimin e bulevardit në Bit Pazar dhe krijimin e një taksi stacioni të ri të paraparë në atë vend.

Zëdhënësi i Komunës së Çairit, Kushtrim Alla në press konferencën e përbashkët me Qytetin e Shkupit deklaroi:
“Për sa i përket lokacionit të përcaktuar duhet potencuar se kjo është vetëm zgjidhje e përkohshme që do të vlejë deri në ndërtimin e tregut të ri i cili brenda do të ketë kapacitet hapësinor për zhvillimin cilësor të veprimtarisë tregtare. Në lokacionin momental është instaluar ndriçim publik dhe po ndërmerren edhe masat tjera për krijimin e kushteve optimale të punës. Gjithashtu përmes mjeteve të informimit të dy institucionet në mënyrë masive do të informojmë qytetarët për vendndodhjen e re të tregtarëve me qëllim që procesi i shitblerjes të vazhdojë në mënyrë normale dhe pa asnjë pengesë”.

Ju gjithashtu mund të lexoni