KOMUNA E ÇAIRIT - HYRJE
Општина Чаир

Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu mirëpriti dy boksierët e Klubit të Boksit “Shkupi”

23

Sukseset e sportistëve tanë nuk kanë të ndalur. Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu mirëpriti dy boksierët e Klubit të Boksit “Shkupi” – Jasin Lama dhe Hurmet Jonuzi bashkë me trajnerët e tyre Naser Haruni dhe Blerim Saiti, për të ndarë me ta gëzimin për çmimet që kishin fituar dhe për të shfaqur përkrahjen e tij të plotë dhe të institucionit që drejton në rrugën e tyre të suksesit.

Jasini si pjesë e përfaqësueses së Federatës së Boksit të Maqedonisë ka fituar vendin e parë (medaljen e artë) në turneun ndërkombëtar të Boksit “Vllaznia” ne Shkoder të Shqiperise.
Hurmeti në turneun “Trofeu i Podgoricës” ka arritur të fitoj medaljen e bronztë.

Kreu i Çairit përgëzoi klubin për punën profesionale dhe uroi sportistët të vazhdojnë me sukseset edhe në të ardhmen.

Ju gjithashtu mund të lexoni