Partneret e Cairit

Pozita gjeografike

Çairi që mbulon një sipërfaqe prej 3.52 km², shtrihet në Maqedoninë veri-perëndimore, apo në pjesën veri-lindore të qytetit të Shkupit.

Me ndarjen e re territoriale qytetin e Shkupit e përbëjnë 10 komuna, në mesin e të cilave është edhe komuna e Çairit. Komuna e Çairit shtrihet në fushën e Shkupit. Lartësia mbidetare e fushës së Shkupit është 245 m. dhe është e rrethuar me male të larta. Nga ana jugore gjendet mali Vodno, e më tej ndërlidhen malet Karaxhica dhe Jakupica. Nga ana jug-perëndimore gjendet Mali i Thatë (Suvagora). Nga ana veriore gjendet Mali i Zi i Shkupit (Crna Gora). Në aspektin gjeografik komuna e Çairit është e vendosur në pjesën qendrore , urbane të qytetit të Shkupit. Duke u orientuar me rrjedhën e lumit Vardar komuna e Çairit shtrihet në pjesën e majtë të lumit, e vendosur në zemrën, qendrën e fushës së Shkupit. Pozita e përshtatshme gjeografike e vendbanimeve i mundëson komunës që të kryejë funksionet e saja kryesore në lëmenjtë si vijon:

· Administrative dhe qeveritare

· Politike dhe ekonomike

· Kulturore dhe edukative

Çairi, me pozitën e tij të përshtatshme në fushën e Shkupit, nuk ka sipërfaqe të mjaftueshme për zgjerim territorial. Si qendër kryesore dhe e vetme, në aspektin e administrimit dhe menaxhimit, si qendër politike, ekonomike dhe kulturore në Shkup, është në një zhvillim dinamik dhe të vazhdueshëm, si në aspektin ekonomik ashtu edhe demografik.

Klima

Fusha e Shkupit, ku edhe shtrihet komuna e Çairit, në të katër anët është e rrethuar me male të larta, ka klimë mesdhetare-kontinentale për shkak të ndikimit të detit Egje nëpërmjet grykës së Vardarit, nga njëra anë, dhe depërtimit të klimës kontinentale, nëpërmjet fushës së Moravës nga Veriu, nga ana tjetër. Kjo do të thotë se mbizotëron mot me verë të gjatë dhe të nxehtë me sasi të vogla të reshjeve të shiut ndërsa dimrat janë të ftohtë dhe të gjatë me reshje të bollshme të borës. Megjithatë, temperatura mesatare vjetore është 14.5 ¢ªC. Lëvizja ekstreme e temperaturës është 68 ¢ªC ndërsa lëvizja mesatare është 23 ¢ªC. Gjatë vitit ka shumë ditë me diell që e bëjnë vendin të përshtatshëm për jetesë.

Klima në komunën e Çairit dhe në fushën e Shkupit, ku edhe shtrihet Komuna, është e kushtëzuar nga faktorë të ndryshëm : gjeografik, solar, qarkullues dhe antropogjenë. Nga njëra anë kemi klimën, që formohet në vendet fushore, e nga ana tjetër, kemi ndikimin e mjedisit urban (ndërtesat, asfalti , emisioni i materieve ndotëse etj) . E gjithë kjo ka ndikim në mikroklimën e cila manifestohet me :

paraqitjen e ishujve termikë (të reve) mbi qytetin të cilat ndikojnë që qyteti të jetë më i ngrohtë dhe më i thatë, në krahasim me rrethinën

regjim të posaçëm në qarkullimin dhe rrymimin e ajrit

Shpeshherë në pjesën lindore dhe në pjesët më të ulëta të qytetit paraqiten mjegulla, intensiteti i të cilave është më i lartë në orët e mëngjesit.