KOMUNA E ÇAIRIT - HYRJE
Општина Чаир

PROFILI I KOMUNËS SË ÇAIRIT

Çairi që mbulon një sipërfaqe prej 3.52 km², shtrihet në Maqedoninë veri-perendimore, apo në pjesën veri lindore të qytetit të Shkupit.

Me ndarjen e re teritoriale qytetin e Shkupit e përbëjn 10  komuna në mesin e të cilave është edhe komuna e Çairit. Komuna e  Çairi shtrihet në fushën e Shkupit. Lartësia mbidetare e fushës së Shkupit është 245 m dhe është e rrethuar me male të larta. Nga ana jugore gjendet mali Vodno, mandej më tej ndërlidhen malet Karaxhica dhe Jakupica. Nga ana  jugperendimore  gjendet mali Suvagora. Nga ana veriore gjendet mali Crna Gora. Në aspektin gjeografik komuna e Çairit është e vendosur në pjesën qëndrore , urbane  të qytetit të Shkupit. duke u orjenturar me rrjedhën e lumit Vardar komuna e Çairit shtrihet në pjesën e majt të lumit, e vendosur në zemrën, qendrën e fushës së Shkupit. Pozita e levërdishme gjeografike e vendbanimeve i mundëson komunës që të kryejë funksionet e saja kryesore në lëmijtë si vijon:

  • Administrative dhe qeveritare
  • Politike dhe ekonomike
  • Kulturore dhe edukative

Çairi, me pozitë e tij të levërdishme në  fushën e  Shkupit, nuk ka sipërfaqe të mjaftueshme për zgjerim territorial. Si qendër kryesore dhe e vetme në aspektin e administrimit dhe menaxhmentit, si qendër politike, ekonomike dhe kulturore në Shkup, është në një zhvillim dinamik dhe të vazhdueshëm, si në aspektin ekonomik ashtu edhe demografik.

Veçoritë gjeotektonike dhe seizmologjia

Në aspektin gjeoteknik komuna ka një strukturë të ndërlikuar tektonike dike pasur parasysh se  i takon rajonit të fushës së Shkupit

Në aspektin  seizmologjik lugina e Shkupit,   është shumë aktive. Sipas disa analizave të bëra në epiqendrat e afërta dhe ata më të largëta, mund të shikohet se Komuna është e eksponuar nga një aktivitet relativisht i lartë seizmologjik. Prandaj, tërmetet me lartësi prej  mbi 9 (nëntë) shkallë sipas Merkalit janë të mundshme në rajonin e Shkupit.

Klima

Fusha e Shkupit ku edhe shtrihet komuna e Çairit në të katër anët është e rrethuar me male të larta, ka klimë mediterane-kontinentale  për shkak të ndikimit të detit Egje nëpërmjet grykës së Vardarit nga njëra anë  dhe depërtimi i klimës kontinentale nëpërmjet fushës së Moravës  nga Veriu nga ana tjetër. Ajo do të thot se ka verë të gjata dhe të nxehta  me sasi të vogla të rreshjeve të shiut ndërsa dimrat janë të ftohtë dhe të gjatë  me rreshje të bollshme të borës. Prapseprap temperatura mesatare vjetore është 14.5 ˚C. Lëvizja ekstreme e temperaturës është 68 ˚C ndërsa lëvizja mesatare është 23 ˚C. Gjat vitit  ka shum ditë diellore që e bën vendin të përshtatshëm për jetesë.

Klima në komunën e Çairit dhe fushën e Shkupit ku edhe shtrihet Komuna është e kushtëzuar  nga faktor të ndryshëm : gjeografik, solar, cirkulues dhe antropogjenik. nga njëra anë kemi klimën që formohet në vendet fushore dhe nga ana tjetër kemi ndikimin e mjedisit urban (ndërtesat, asfalti , emisioni i materjeve ndotëse etj).

E gjith kjo ka ndikim në mikroklimën  e cila manifestohet me:

  • Paraqitjen e ishujve termik (të reve) mbi qytetin që rezulton në atë.
  • Regjim të posaçëm në qarkullimin  dhe rrymimin e ajrit.

Shpeshherë në pjesën lidore dhe në pjesët më të ulta të qytetit paraqiten mjegulla intenziteteti i të cilave është më i lartë në orët e mëngjezit.

Vegjetacioni

Duhet të përmendime se komuna e Çairit është komuna me numër më të madh të sipërfaqeve të gjelbërta në kuadër të qytetit të Shkupit.

Gjelbërimi publik në komunën  Çairit është i përbërë prej parqeve, shesheve, linjave me dru të mbjellur dhe fushat modeste me gjelbërim. Por e tërë kjo nuk është e mjaftueshme duke pasur parasysh konstrukcionin e dendur të komunës tonë .

Është me rëndësi që të përcaktohet zona e oborreve, linja e drujve të mbjellur në trotoarët e rrugëve të gjëra dhe gjelbërimit mbrojtës përreth ndërtesave për shkak të mundësisë për të organizuar zona më të mëdha për rekreim dhe gjelbërim në këtë rajon.

Historija e Komunës

Komuna e Çairit është e formuar në vitin 1976 me ligjin për formimin e komunave në kuadër të qytetit të Shkupit. Me  ligjin e ri për ndarje të re teritoriale kufijt e komunës së Çairit u zvogluan në mas të madhe gjë që paraqet hendikep të madhë në zhvillimin e mëtejshëm të komunës.

Teritori i komunës së Çairit ka qenë e banuar që nga koha e neolitit, këtë e dëshmojnë burimet arkeologjike të gjetura në lagjen e Dizhonit (1999).

Sipas shumë burimeve të kohës, Skupi është formuar në gjusmën e parë të shkeullit IV p.e.r në anën e majtë të lumit Vardar ( lumi i bardh S.A ) nga fisi ilir Dardanët. Qyteti antik i Skupit kishte një shtrirje të gjër duke  filluar nga Bardovca, Zllokuqani deri tek Kalaja dhe një pjesë e Çarshisë së Vjetër. Në periudhën mesjetare nga burimet e proviniencave të ndryshme, provojnë në vijëmësi prezencën të Arbërve, pasardhësit e Dardanëve. Prania e tyre ishte e ndieshme edhe pas pushtimit bullgar dhe serb të këture trojeve. Shkupi pas përçarjes dhe ndarjes në vitin 1054 të kishës krishtere në dy pjesë atë perëndimore ( katolike ) dhe lindore (ortodokse ), shqiptarët dhe banorë tjerë shumicë të këtij qyteti gjenden në kuadër të kishës perëndimore. Shumica e banorëve të këtij qyteti duke i takuar fesë katolike  dhe duke qenë kundërshtarë të ritit ortodoks sllav, kjo ishte çështja  kryesore që Perandori Dushan të filloj ndekjen,  persekutimin dhe konvertimin e tyre në ortodoks, kjo zbatohej mes ligjit të veçantë i quajtur “Kodi i Perandorit Dushan”.

Shkupi për shkak klimës së përshtatshme që e kishte në krahasim me Edrenen, kronistët osman pranojnë se Sulltan Murati II shumicën e kohës së dimrit e kalonte në këtë qytet në rajonin e sotëm të komunës së Çairit. Ndërsa për vetëndodhjen në Shkup të garnizonit qëndrorë në Ballkanë të ushtrisë osmane, ishte caktuar që ajo të vendoset në fushën e sotme te Tophanes, ku aty  njëkohësisht u vendos edhe artileria e rëndë ku edhe riparoheshin topat, të cilat shfrutëzoheshin për ekspedita kundër Shqipërisë. Prej asaj kohe ky vendbanim u quajtë Fusha e Topave ( Tophane ). Pikërishtë  në këtë vendbanim kronistët osman pohojne se u nonshkrua marveshja e njohur ndërmjet Sulltan Mahmetit të II dhe Skenderbeut më 27 prill 1463.

Në teritorin e sotëm të Çairit, me vendosjen e pushtetit osman u ndërtuan edhe xhamitë e para si të sulltan Muratit; Mustafë Pashës; Allaxhës etj, por edhe objekte tjera të tipit oriental.

Sipas të dhënave që na jep, udhëpërshkruesi Evlija Çelebi, me rastin e vizitës së tijë Shkupit  në vitin 1637, ai do të pohoi se në Shkup në atë kohë kishte 70 lagje dhe se këtu fliteshin dy gjuhë gjuha  shqipe dhe ajo rumishte ( greke ). Ndërsa qyteti ishte i ndarë në dy pjesë dhe atë, pjesa e majtë ishte e ndërtuar dhe funksionale, ndërsa pjesa e djathtë ishte e pa urbanizuar dhe jo funksionale.

Në pjesën e parë të shekullit XIX, Hevzi Pasha në lagjen e Çairit do të ndërtoj edhe sarajet e bukura. Këto saraje shërbyen edhe për punët administrative për tër sanxhakun e Shkupit, ku në atë kohë në kuadër të këtij sanaxhaku ishin 14 kaza ( Shkupi, Kaçaniku, Tetova , Kërçova Dibra Qustebdili, Ellniku, Strumica, Radovishi,Shtipi, Kratova, Kumanova, Kriva Pallanka dhe Koçani ) .

Shkupi pas ardhjes së osmanlijve u kthye në një qendër zejtare dhe tregtare në Ballkan. Teritori i Çairit luante rolin kyq në zhvillimin e mëtejshëm të ketijë qyteti në gjitha aspektet ekonomike dhe kulturore , sepse ky teritorë përfshinte Bezistenin, disa hane dhe ndërtes të tjera për zhvillimin e tregtisë dhe zejtarisë.

Emri i Komunës

Lidhur me etimiologjin e emrit Çair ekzistojnë pohime të ndryshme.

Prej tyre duhet veçuar dy :

Emri Çair rrjedh prej fjalës turke që do të thotë livadh i pyllëzuar dhe  emrin Çair e ka marr sipas një banori të këtij lokaliteti me emri Kadin Çair i cili përmendet në një dokument të viteve 1549/50, si trashigimtarë i vakufnamesë së hoxhës Musllihudin all-Madin.

Objektet fetare:

Komuna e Çairit si pjes më e vjetër e qytetit në Shkupit disponon me një numër të madhë të objekteve dhe monumenteve fetare që dëshmojnë për lashtësinë dhe historin e komunës.

XHAMITË

  • Sultan Murat – 1436
  • Alaxha
  • Haxhi Balaban
  • Murat Pasha
  • Isa Beg
  • Kebir Mehmed Çelebi
  • Gazi Isa Beg
  • Mustaf Pasha
  • Haxhi Jonuz
  • Hidaverdi
  • Haxhi Hajredin
  • Jahja Pasha
  • Arasta
  • Hatunxhikllar
  • Duqanxhik
  • Kapuç Hamza
  • Tutunsuz
  • Xhedid Isa Beg
  • Haxhi Qazim
  • Haxhi Mujdin
  • Qose Kadi

TEQET DHE TYRBET

  • Bejhan Sultan
  • Alaxha
  • Mustaf Pasha
  • Jahja Pasha
  • Hatunxhikllar

Kullat

  • Saat Kula – 1566

KISHAT

  • Sveti Gjogji

POPULLSIA

Numri i popullsis sipas regjistrimit të vitit 2002

Numri i përgjithshëm i popullsis në kuadër të komunës së Çairit sipas regjistrimit të vitit 2002 është 64.773 banorë apo 3.2 % të popullatës së përgjithshme në RM. Duke marr parasysh se teritori i Komunës është 3.52 km² del se Komuna ka një dendësi shum të madhe të popullatës (ndoshta më të madhe në Europë) gjegjësisjt 18.400 banorë në një kilometër katrorë.

Struktura e popullsis sipas përkatsis nacionale

Struktura e popullsis sipas moshës