Partneret e Cairit
Hyrje | Projekte | Filloi me manifestimin “Çarshia dhe miqtë”

Filloi me manifestimin “Çarshia dhe miqtë”

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Java kulturore në Komunën e Çairit me moton “Kalldërma është jetë” filloi me manifestimin “Çarshia dhe miqtë”. Pjesë e këtij manifestimi ishin Kryetari i Komunës së Çairit z. Izet Mexhiti, Ministri i ekonomisë z.Bekim Neziri, Nënkryetari i Pogradecit z. Paskalino Ziko, Ambasadori i Bullgarisë në RM, z.Ivan Petkov, Prefekti i Qystendillit z.Petar Naumov, Kryetari i Aleancës së bizneseve të Kosovës z.Agim Shahini, Kryetari i Odës Ekonomike veri-perëndimore të Maqedonisë z.Menderez Kuqi, Drejtori i Odës ekonomike maqedono-bullgare z.Zore Temelkovski, Drejtoresha e Qendrës Informative Kulturore znj. Sermine Purrini si dhe mysafirë dashamirës dhe turistë, për ta promovuar Çarshinë, si dhe për ta ngritur vetëdijen e qytetarëve për rëndësinë dhe funksionalitetin e Çarshisë dhe nga aspekti ekonomik, respektivisht, ngritja e zhvillimit të ekonomive familjare në Çarshi, si burim frymëzimi për gjeneratat e reja.

Manifestimi filloi me fjalimet përshëndetëse nga kryetarët e Odave, Kryetari i Komunës së Çairit, Ministrit të ekonomisë, Ambasadorit të Republikës së Bullgarisë në Maqedoni, Kryetarit të Aleancës Kosovare të Bizneseve, aktorit të njohur, Visar Vishka. Të gjithë ata folën rreth traditës që nga kohët më të lashta të Çarshisë së Shkupit e të qenit një urë e cila bashkon dhe ushqen kulturat e etniciteteve të ndryshme, artin, traditat dhe tregtinë midis Evropës dhe Azisë.

“Çarshia e jonë është kthyer në simbolin e tolerancës, bashkëjetesës dhe mirëkuptimit në mes të banorëve  të komunës sonë ndërsa me ruajtjen e kulturës frymëzuese, është kthyer në një bashkëdyzim e gërshetim harmonik në mes të vlerave antike dhe të arriturave të avansuara që kanë sjellë kohërat. Të gjendur në një situatë të këtillë, me dëshiren e madhe që këto vlera dhe këtë kulturë humane e të qëndrueshme, ne jemi mbledhë këtu që këto vlera ti shijojmë së bashku por edhe të promovojmë vlera tjera të cilat po kthehen në  një traditë të pranuar me dëshirë dhe me entuziazëm prej qytetarëve të Shkupit. Sot këtu kemi një gërshetim të biznesit dhe kulturës dhe unë përshëndesë prezencën e tre Odave Ekonomike, asaj nga Kosova, Odës Ekonomike Veri-Perëndimore dhe Odës Ekonomike Maqedono-Bullgare, e ftojmë që të bashkëngjiten edhe Odat Ekonomike nga rajoni”, deklaroi kryetari i Çairit, Izet Mexhiti.

Ministri i ekonomisë Bekim Neziri tha se në buxhetin e vitit të ardhshëm janë dhjetëfishuar mjetet për ringjalljen e Çarshisë së Vjetër.

Pastaj vijoi një shetitje në Çarshi të Shkupit, ku pjesëmarrësit në event patën mundësi t’i shijojnë shijet e shumëllojshme dhe multietnike, duke filluar nga ushqimet tradicionale, ekspozitë të pikturave, argëtim me stile të ndryshme të muzikës dhe duke përfunduar me mesazhet personale të artistëve nga Maqedonia, të cilët kanë arritur sukseset e tyre dhe në suaza botërore, por prap se prap krenohen se janë rritur, ose së paku kanë kaluar një pjesë të jetës nëpër kalldërmën e Çarshisë - Izet Curri, Sabina Ajrulla, Reshat Aliti, Dueti Jeta Starova-Ermal Mehmeti, Visar Vishka... 

 

Është ky manifestimi i parë i këtij lloji që po organizohet në Çarshi të Shkupit, mirëpo  ky është vetëm fillimi, pasiqë do vijon manifestimi i radhës ku do të përfshihen ide dhe propozime të reja.

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst