Partneret e Cairit
Hyrje | Projekte | Forumi në Durrës: Çairi përgatit strategji të re për zhvillim lokal ekonomik 2014-2020

Forumi në Durrës: Çairi përgatit strategji të re për zhvillim lokal ekonomik 2014-2020

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti ka marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar “ Smart City” në Durrës të Republikës së Shqipërisë. Në fjalimin e tij para të pranishmëve, kryetari i komunës Mexhiti ka thënë se komuna e Çairit është komunë në përbërje të Qytetit të Shkupit ku numri i përgjithshëm i popullsisë është 64.773 banorë, ose 3,2% nga numri i përgjithshëm i banorëve të Republikës së Maqedonisë. Dhe, duke pasur parasysh se territori i komunës është 3.52 km2, del se dendësia e popullsisë është 18.400 banorë në një kilometër katror, dendësi e cila mundet të thuhet se është më e madhe në Evropë. Edhe përskaj këtyre kufizimeve infrastrukturore, komuna e Çairit është njëra ndër komunat më multinacionale.

Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti ka marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar “ Smart City” në Durrës të Republikës së Shqipërisë. Në fjalimin e tij para të pranishmëve, kryetari i komunës Mexhiti ka thënë se komuna e Çairit është komunë në përbërje të Qytetit të Shkupit ku numri i përgjithshëm i popullsisë është 64.773 banorë, ose 3,2% nga numri i përgjithshëm i banorëve të Republikës së Maqedonisë. Dhe, duke pasur parasysh se territori i komunës është 3.52 km2, del se dendësia e popullsisë është 18.400 banorë në një kilometër katror, dendësi e cila mundet të thuhet se është më e madhe në Evropë. Edhe përskaj këtyre kufizimeve infrastrukturore, komuna e Çairit është njëra ndër komunat më multinacionale. Këtu jetojnë nacionalitete të ndryshme, përskaj shqiptarëve etnik, ka edhe maqedonas, turq, rom, boshnjak etj.

Fjalimi i plotë i kreut të Çairit, Izet Mexhiti

Të nderuar

Sfidat kryesore edhe në shekullin e 21 tek ne ende janë papunësia e lartë, veçmas e të rinjve, e cila vështirësohet edhe nga kualifikimet e tyre të ulëta arsimore, gjithashtu rrethimi urban dhe fizik është nën presion të madh përshkak mospasjes së hapësirës të mjaftueshme në komunë dhe sidomos përshkak natalitetit të madh. Në këto kushte, komuna e Çairit po përgatit strategji të re për zhvillim lokal ekonomik 2014-2020, në përputhje me modelin SMART CITY. Që një qytet/komunë të jetë e qëndrueshme, është e nevojshme kombinimi i masave të cilat i marrin parasysh interesat e banorëve të komunës. Së pari, vet zgjidhjet duhet të jenë të integruara (shembull: kombinimi i investimit urban me mbrojtje të mjedisit jetësor). Pastaj, të gjitha resurset natyrore në komunë/qytet duhet të jenë të mbrojtura. Më tutje, duke pasur parasysh zgjidhjet e reja për efikasitet energjetik, është e nevojshme përshtatja e zgjidhjeve bashkëkohore energjetike (shembull: poçe elektrike të mençura). Në fund, edhe pjesa më e rëndë nga ky proces afatgjatë, është ndërtimi i kapitalit cilësor njerëzor dhe social si në institucionet lokale po ashtu edhe në bashkësitë vendore, e deri tek këshillet e ndërtesave. Në secilën qelizë të bashkësisë, është e nevojshme të ketë mirëkuptim të qartë për lagjet e qëndrueshme, me këmbimin e informatave (shembull: profil i fejsbukut ku janë matur nivelet e ndotjes dhe intervenimet e ndërmara). Këtu kuptim të veçantë duhet pasur për përforcimin e grupeve të prekura dhe përkrahja e tyre socio-ekonomike (shembull: lokalizimi i shërbimit social dhe programit për punësim nëpërmjet komunës).

Por, kjo është minimumi që duhet të bëhet. Në shekullin 21 edhe përskaj paqartësive në aspektin politik, krizave ekonomike, etj, qytetarët kanë pritje më të mëdha nga pushteti qendror/lokal. Kështu për shembull, duke marrë parasysh zvogëlimin e shpenzimeve për IT dhe internet, lehtësohet zbatimi i digjitalizimit në një mjedis (shembull: on-lajn komunikimi me qytetarët për njoftimin për qytetarët e pandërgjegjshëm të cilët hedhin mbeturina në vende të papërshtatshme). Mëtutje, një qytet/komunë mundet të jetë “e mençur-smart” vetëm nëse i kyç edhe faktorët tjerë të fuqishëm, siç janë bizneset në menaxhimin e resurseve në bashkësitë, por edhe organizatat joqeveritare, ndërmarrësit social dhe inovatorët (përshembull: nëpërmjet tryezave të rregullta të rrumbullakta të transmetuara nëpërmjet internetit për sfida të ndryshme në bashkësi). Që një bashkësi të mund të ketë zhvillim ekonomik, është e nevojshme ndërtimi i reputacionit të saj si “miqësore” me qëllim që të arrin edhe thithjen e investimeve të jashtme, përskaj dotacioneve të kufizuara nga qeveria (për komunën) ose mjete minimale vetanake.

Të nderuar

E gjithë kjo është e paqëndrueshme nëse gjatë kësaj nuk ka qasje participuese në investimin në bashkësi, të ndihmuar, fasilituar dhe aprovuar nga të gjithë anëtarët e bashkësisë.

Sot para jush do të paraqesim hapat e parë të cilët komuna e Çairit i bën që të kyçet në rrjedhat kryesore të “smart” qyteteve/komunave.

Disa prej këtyre qasjeve janë:

Bashkëpunimi unik ndërmjet komunave, bizneseve dhe donatorëve/qeveria me qëllim që të ilustrohet nëpërmjet shembujve praktik se si mundet të kursehet energji elektrike, tani dhe në të ardhmen.

Qasje inovative të definimit dhe realizimit të projekteve të komunës nëpërmjet pjesëmarrjes të të gjitha bashkësive në miratimin e buxhetit të komunës, me pjesëmarrje të biznesmenëve dhe qytetarëve.

Shembull për synimin tonë është aplikimi i projektit për Efikasitetit energjetik në ndërtesat publike në komunën e Çairit, gjegjësisht efektet nga instalimi e rregullimit automatik të energjisë termike në SHF “Liria”. Projekti është realizuar në bazë të Memorandumit të nënshkruar për bashkëpunim në realizimin e PILOT PROJEKTIT – hulumtim kontrolla energjetike të objekteve publike të nënshkruar në mes: Komunës së Çairit dhe KROBATH GROUP nga R. e Austrisë për realizimin e aktiviteteve hulumtuese nga lëmi i EE në objektet publike në Komunën e Çairit, gjegjësisht realizimin e kontrolleve energjetike dhe përqindja e Efikasiteit Energjetik në objektet publike.

Projekti rezultoi me kursim të naftës prej 16.724 L (34.454 L – 17.730 L = 16.724 L), ose 48%. Projekti vijues me të cilën Komuna e Çairit krenohet, projekt që kontribuoj në zvogëlimin e madh të shpenzimeve elektrike, dhe njëri nga modelet më të rëndësishme të partneriteti publik – privat është projekti i Modernizimit të ndriçimit publik.

Me këtë projekt ishin të parashikuara më shumë komponente:

-Ndërrimi e 2130 poçeve ekzistuese për ndriçim publik me fuqi prej 125Ë poçe efikase energjetike ose të ashtuquajtura poçe LED kursyese me fuqi prej 30Ë dhe 60Ë me çka dukshëm është zvogëluar shpenzimi i rrymës elektrike deri minimum 60%.

-Automatizimi i sistemit të ndriçimit publik dhe mirëmbajtja e tyre me formimin e qendrës informuese (call center) për paraqitjen e defekteve nga ana e qytetarëve e bazuar në sistemin “48 orë” me çka përfshinë futjen e sistemit për kontroll të poçeve dhe marrjen e informacioneve për shkallën e kyçjes së tyre dhe nevoja e ndërrimit ose ndonjë lloj tjetër të intervenimit.

-Sistemi i kontrollimit të rrymës elektrike të shpenzuar, e cila përfshinë vendosjen e mjeteve jashtë trafove të EVN-së në ormane të veçanta duke me përshtatjen e atyre ekzistuese dhe vendosjen e ormaneve të reja.

Konkluzion i përgjithshëm është se me projektin e PPP janë arritur qëllimet, pra janë zvogëluar shpenzimet e energjisë, janë zvogëluar shpenzimet për mirëmbajtjen e sistemit dhe është rritur efikasiteti në drejtim të funkcionimit të numrit të poçeve aktive mbi 95%.

Në kuadër të elementeve tjera “smart” komuna të qëndrueshme, pjesëmarje, së pari dua të shpreh projektin në kornizë të programit “Forume në bashkësi” me të cilën qytetarët dhe komunat së bashku zhvillojnë projekte të tyre të veçanta dhe vendosin për llojin e zbatimit të tyre. Kështu për shembull, qytetarët vendosën se projekt parësor është rrethoja mbrojtëse për shkollat fillore të Komunës.

Mbrojtje të mjedisit jetësor, në kushte të dendësisë të skajshme të komunës, është me të vërtetë rëndë të realizohet. Por ne vazhdimisht kërkojmë module për ta avancuar atë.

Vendosëm kosha ekologjike për mbeturinë, bëjmë kontrolle të rregullta për mjedis të pastër, si dhe përpiluam regjistër për paraqitjen e qytetarëve të pandërgjegjshëm. Elementin e fundit që e futëm ishte kampanja për mjedis të pastër në të cilën morën pjesë nxënësit e shkollave të mesme të komunës sonë. Ka shumë punë për tu bërë në këtë pikëpamje, dhe komuna është e gatshme që në planin e ri lokal zhvillimor të ketë kujdes të veçantë për mbrojtje të mjedisit jetësor.

Pikërisht kjo na afron drejt përcaktimeve tona strategjike për “smart” Komuna:

Ashtu siç thashë, në përpunim është planifikimi i ri strategjik i komunës e cila do të siguron participim të qytetarëve përmes takimeve me udhëheqësit e sektorëve ose përmes mënyrës elektronike.

-Parashihet live striming të të gjitha seancave të Këshillit të Komunës.

-Takime sy më sy me të gjithë qytetarët e komunës.

Njëra nga idetë është ndërtimi i inkubatorit social në Komunë, e lokalizuar në njërën nga pjesët më të bukura të Komunës, në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.

Idea është që të krijohet vend ku do të mundësohet të takohen mikro sipërmarrësit e ndryshëm, zanatçinjtë, inovatorët që cilët në një vend, nën kujdesin e Komunës, do të mund të krijojnë ide se si komuna të jetë vend më i mirë për të jetuar, me futjen e teknologjisë IT, arteve kreative dhe bizneseve të gjelbërta.

Qasja e tillë do të ndihmohet me gara të rregullta ku idetë më të mira do të shpërblehen dhe do të futen në ndryshimin e planit strategjik të komunës.

 

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst