Partneret e Cairit
Hyrje | Projekte | Thirje publike për financim të aktiviteteve projektuese të shoqatave të qytetarëve dhe fondacioneve

Thirje publike për financim të aktiviteteve projektuese të shoqatave të qytetarëve dhe fondacioneve

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Në bazë të Programi për financim të aktiviteteve projektuese të shoqatave të qytetarëve dhe fondacioneve për vitin 2015 në Komunën e Çairit (“Fleta zyrtare e Komunës së Çairit nr. 17/2014) Komuna e Çairit shpall: THIRJE PUBLIKE për financim të aktiviteteve projektuese të shoqatave të qytetarëve dhe fondacioneve Në pajtim me programin për financim të projekteve dhe aktiviteteve të shoqatave/donacione në Komunën e Çairit, mjetet kanë të bëjnë për vitin 2015. Periudha e realizimit të projekteve mars-dhjetor 2015.

     Fusha e projekteve të cilat do të mbështeten:

 

Mbrojtje sociale:

·         Përmirësim të të drejtave njerëzore, mundësi të barabarta, barazi gjinore;

·         Aktivitete sportive –rekreative për persona me nevoja të posaçme në territorin e Komunës së Çairit;

·         Përmirësimi i mbrojtjes shëndetësore dhe promovim të stileve të shëndetshëm të jetesës;

·         Mbështetje të programeve për preventivë primare nga përdorimi i drogës;

 

Kulturë:

·         Përmirësim dhe promovim të jetesës multikulturore në Komunën e Çairit  ;

·         Mbajtja e manifestimeve të ndryshme kulturore të cilat e promovojnë kulturën në Komunën e Çairit;

·         Iniciativë për bashkëpunim kulturore me institucionet dhe komunat e tjera të Republikës së Maqedonisë si dhe jashtë vendit në fushën e kulturës;

·         Veprimtari muzikore skenografike;

·         Veprimtari botuese dhe letërsi;

 

Sport

·         Manifestime tradicionale sportive dhe shfaqje;

·         Manifestime në interes të veçantë për Komunën e Çairit;

·         Promovim të vlerave sportive te të rinjtë dhe nxënësit;

 

Mjedis jetësor

·         Mbrojtje të mjedisit jetësor;

·         Ngritje të vetëdijes te qytetarë për mjedis jetësor;

·         Aktivitet tjera në lidhje me mjedisin jetësor;

 

 

 

Zhvillim i qëndrueshëm ekonomik

·         Stimulim të ndërmarrësisë te të rinjtë  ;

·         Trajtim për ndërmarrësi;

·         Inkluzion të grupit të prekur në tregun ekonomik;

·         Mbështetje dhe ndihmë përmes edukimit dhe transferimit të njohurive për vetë punësim;

 

 

 

Kriteret bazë    organizimit    cilat  duhet t’i plotësojnë shoqatat dhe fondacionet të cilat marrin pjesë    këtë  thirrjе               janë:

·         Të jenë të regjistruara sipas Ligjit për shoqata dhe fondacione me seli në Komunën e Çairit;

·         Të mos kenë marrë mjete ose parashtruar fletëparaqitje deri ndonjë organ tjetër të administratës shtetërore ose ndonjë burim tjetër për të njëjtin dedikim dhe aktiviteteve për të cilat ka parashtrua fletëparaqitje, me çka do të thotë financim i dyfishtë të të njëjtit aktivitet nga burimet të ndryshme.

 

Dokumentacioni  i   duhur  që shoqata/fondacioni  duhet   ta                   dorëzon:

Përkundër Fletëparaqitjes për mbështetje financiare të shoqatave dhe fondacioneve e cila duhet të plotësohet, e firmosur nga përfaqësuesi i shoqatës ose fondacioni dhe e vulosur me vulë të shoqatës ose fondacionit, shoqata ose fondacioni detyrimisht duhet të dorëzon këto dokumente:

·         Statut të shoqatës ose fondacionit;

 

·         Fotokopje të aktvendimit për regjistrim të shoqatës ose fondacionit;

·         Formulat i plotësuar në mënyrë kompjuterike për Propozim – projekt;

·         Raport vjetor të shoqatës ose fondacionit për vitin 2014;

·         Fotokopje të llogarisë përfundimtare për vitin 2014;

·         Certifikatë për tatimet e paguara të dhëna nga organet tatimore.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Afati dhe mënyra e dorëzimit të fletëparaqitjes:

 

Shoqatat e qytetarëve dhe fondacionet mund të dorëzojnë vetëm një fletëparaqitje për mbështetje financiare për projekt ose manifestim.

 

Vërejtje:  Fletëparaqitja me dokumentacion jo të plotësuar ose pas skadimit të afatit të caktuar nuk dë të shqyrtohet! Shtojcat e dorëzuara nuk kthehen .

Të dhënat e nevojshme si dhe propozim projektet dhe aktivitetet, me konstruksion financiar, duhet   të   dorëzohen   në  fletëparaqitje   të   veçantë, e cila mund të merret në Arkivin e Komunës së Çairit ose në faqen zyrtare të Komunës së Çairit www.cair.gov.mk.

Thirrja  publike do  të  zgjat 15  ditë,   nga   dita e shpalljes  në  mjetet  për   informim         publik.

Fletëparaqitjet duhet të dorëzohen deri te Komuna e Çairit, përmes postës në adresën: H.T. Karposh nr. 5, 1000 Shkup, ose në arkivin e Komunës së Çairit më së vonideri në orën 15, në ditën e fundit të përfundimit të Thirrjes publike, me shënim Thirrje publike për shpërndarje të mjeteve buxhetore për financim të aktiviteteve projektuese të shoqatave të qytetarëve dhe fondacioneve për vitin 2015 në Komunën e Çairit.

Komisioni i formuar me Vendim të Kryetarit do të bënë selektimin e paraqitjeve të arritura për mbështetje finaciare.

 

Rezultatet e Thirrjes publike do të shpallen në faqen zyrtare të Komunës së Çairit.

 

 

 

Shfrytëzimi i mjeteve të dhuruara do të specifikohet  me  nënshkrimin  e  Kontratës  mes shoqatës/fondacionit dhe Komunës së Çairit  .

 

Kontaktet: Ervin Aziri - i punësuar në Departamentin e ZHLE tel. 022603056

 

Informatë: 18.03.2015 info trajnim për plotësimin e formulareve.  Aplikacionet  të mbushën në menyrë elektronike

 

 

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst