Partneret e Cairit
Hyrje | Projekte | Për Mediat | S’NDRRON VESET UJKU!

S’NDRRON VESET UJKU!

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Shkaku i Titos, u tronditën radhët e PDSH-së. Dha dorëheqje Ministri i Kulturës i Maqedonisë nga radhët e kësaj partie. Edhe atë pasi kishte “bekuar” shumë objekte kulturore së bashku me priftirinjt ortodoks, e pasi kishte dhënë pëlqim të fillonin gërmimet arkeologjike në Kalanë e Shkupit,

duke dashur të jep kontribut të veçantë në pasurimin e të kaluarës dhe kulturës maqedonase. Pas tij u tërhoq nga radhët e kësaj partie dhe nga kryesia e saj Bardhyl Mahmuti. Edhe ai pasi kishte kryer obligimet partiake gjatë fushatës parazhghjedhore parlamentare, kur morri për sipër t’ia thotë Ali Ahmetit atë që e kishte porositur Taçi dhe punëdhënësit e tij të VMRO-DPMNE-së. Çka në njëfarë mënyre i arsyetoi parashikimet e disave që thoshin se Taçi mezi pret shkak që të pastrojë nga partia Bardhyl Mahmitin e “harxhuar” dhe të panevojshëm tani kur arriti qëllimin dhe u bë pjesë e koalicionit qeveritarë. Njohësit e mirë të rrjedhave në PDSH gjithahstu thoshin nëpër kuloare se këtë Taçi do e bëjë para mbajtjes së kongresit partiak.

Kështu ndodhi ajo që flitej nëpër kafene dhe çajtore. Nga PDSh-ja shkuan apo do shkojnë gjithë ata që i shërbyen klsaj partie gjatë zgjedhjeve parlamentare. Me në krye Bardhyl Mahmutin i cili si “burrat” e kreu punën për çka e kishin angazhue kryesusit e PDSH-së. Me çka doli se Mahmuti e nënvlerësoi Taçin dhe nuk e ka ditur se kur kryesusit e klsaj partie i kanë punët ngusht, u përkulen të ghjithëve, por kur vijnë në pushtet, menjëherë u kthehet siguria dhe të parën punë që bëjnë është largimi nga partia i atyre që mund t’i rrezikojnë “pronarët” e kësaj partie. Kështu që mund të thuhet se klani i Bardhyl Mahmutit në PDSH, doli humbësi më i madh i zgjedhjeve parlamentare të vitit 2006 dhe se edhe ky klan përfundoi si gjithë ata që për kryesusit e PDSH-së kishin vlerë vetëm sa për një përdorim, si limoni - e shtrydhë mirë e pastaj e hudhë. Sepse kjo parti ështël demokratike, dhe në të antarët hyjnë e dalin vullnetraisht, por vetëm kur ua hap apo mbyll derën Taçi.

Për një shfaqjeje teatrore për Titon dha dorëheqje ministri i kulturës i PDSH-së dhe thuajse u trondit shumëçka ne kreun e kësaj partie. E çka do ndodhte sikur të bëhej fjalë për shfaqe kushtuar Stalinit? Ndoshta atëherë do pësonte edhe Ministri i Shëndetësisë, për të cilin ka shumë që pohojnë se së shpejti do “fluturojë” nga kryesia e PDSH-së si kuadër “moralisht dhe plotikisht” i papërshtatshëm për “demokratizimin e partisë dhe shqiotarëve”. Disa thonë se Minsitrin e Shëndetësisë Taçi prej moti do e kishte “paketuar” si mall të harxhura, por Gruveski nuk ia lejonë këtë. Që do të thotë se për pastrimet në PDSH nuk vendosin vetëm dy “baballarlt” e kësaj partie, por edhe kryetari i vërtetë i saj, Gruveski i VMRO-DPMNE-së. Gjë që i bënë më të ndërlikuar punën edhe për shqiptarët tjerë e jo vetëm për këtë parti. Sepse kjo do të thotë se shoqëria shqiptare në Maqedoni ende politikisht funksionon si në kohët e Titos: prezentues të shqiptarëve janë ata që i zhgjedh “komiteti qendrorë” ku shqiptarët votojnë e VMRO-DPMNE-ja ua caktonë përfaqësuesit në institucionet shtetërore.

Gjitha këto që u thanë më lartë janë punë të brendshme të PDSH-së dhe me këto probleme duhet të merren antarët e saj. Ajo që ka të bëjë me krejtë shiptart është një dukuri të cilës është duke ia hapur rrugën PDSH-ja dhe që promovon konceptin që partitë shqiptare të bëhen degë të partive më të mëdha të etnitetit maqedonas. Sepse nëse vazhdon ky avaz që PDSH-ja të funkcionoj si degë e VMRO-DPMNE-së, atëherë shumë shpjetë mund të ndodhë që edhe partitë tjera të etnitretit maqedonas të instalojnë partitë e veta satelit në shoqërinë shqiptare. Të cilat do grindenm gjat fushatave parzgjedhore për çështje “kombltare”, a pas ardhjes në pushtet do merren me mbulimin e problemeve që kanë shqiptarët e Maqedonisë.

Pa dyshim se ndihma e deritanishme që ja japin njëra tjetrës VMRO-DPMNE-ja dhe PDSH-ja, deri tani u dëshmua shumë efikase. Taçi e ndihmonë Gruvesnkit të pastrojë oborrin në koalicionin qeveritarë kur ka të bej me te padëgjushmit e bllokut politik maqedonas, e Gruevski i ndhimon Taçit të pastrojë radhët në PDSH-së sa herë që paraqitet nevoja për këtë. Apo të sforcojë strukturat e veta partiake që i ka më të dëgjueshme, siç ndodhi në ratsin e para didsa ditëve kur Gruevski ia mundësoi Taçit të pastrojë nga radhët e partisë klanin e Bardhyl Mahmutit.

Ata që thonë se Gruveski pranon vetëm dorëheqjen e atyre që Taçi i ka fshi nga lista e të përdorshmëve të partisë, këtë pohim e mbështesin në lavdratat shumë herë të përsëritura të kryesuesve të PDSH-së se nuk ka kryeministër që nuk do pranonte apo do ndrronte ministrin që ata e kanë zgjedhur dhe propozuar. Këtë e persëritshin disa herë gjatë koalcionit të kaluar qeveritarë, kur edhe BDI-së ia zinin për të madhe pse lejon që kryeministri të përzihet në zgejdhjen e ministrave shqiptarë. E tani përnjëherë u bënë krejt ndryshe, i ndrruan parimet dhe lejuan që Gruevski ti merr e t’i “intervistojë” kandiadtët e tyre për minsitra si të ishin shkollar që duhet të regjistrohen në fakultet. Aq më shumë, tani ndodhi që kryeminsitri të kërkojë dorhekje nga një ministër i PDSH-së.

Është e qartë se PDSh-ja në opzit dhe ajo në qeveri janë si dy parti që nuk kan asnjë lidhje në mes veti, përpos që mbeten të njëjtë dy “pronarët” e saj. Në këtë partri edhe struktura partiake ndryshojnë disa muaj pasi që përfaqësusit e saj ulen nëpër kabinetet e qeverisë. Mbeten të “përjetshëm” vetëm “halimat” që bëhen shërbëtorë të dëgjueshëm të kryesusve të partisë. Por prap, kjo është punë brendapartiake e PDSH-së. Ajo që ka të bëjë me gjith shqiptarët është dukuria se sa herë që kjo parti bëhet pjesë e koalicionit qeveritar fillojnë procese shumë të dëmshme për gjith shoqërinë shqiptare. Së pari, ngjallen grindje nga më apsurdet që ndjehen edhe nëpër rrugët ku jeton popullata jon.

Sepse kjo parti si duket nuk e njeh rivalitetin e kulturuar ndërpartiak, po e kultivon armiqësinë mes njerëzve simpantizant të partive të ndryshme. Duke vepruar në këtë mënyrë, më i madh është numri i shqiptarëve që kryesusit e PDSH-së i kanë njollosur sesa i atyre që kjo parti i ka punësuar, apo u ka krijuar kushte që të afirmojnë vlerat e veta. Gjithmonë gjatë qeverisjes së PDSH-së, janë zhvlerësuar ato pak profesionist që kanë punuar nëpër institucionet shtetërore, posaçërisht në polici dhe armatë. E krejtë kjo është bë për të “mirën” e shqiptarëve. Gjatë qeverisjeve ku ka marr pjes edhe PDSH-ja, politika e ditës është bë pjesë edhe në sfera të jetesës ku partitë maqedonase kujdesen që të mos shkaktojn trazira, siç janë arsimi, kultura... Kështu që ndoshta nuk gabojnë ata që thonë se PDSH-ja është partia më e përshtatshme për kaolicionet qeveritare me subjektet politike të etnitetit maqedonas. Ndoshta fare nuk gabojnë ata që thonë se nuk është çudi që në të ardhmen PDSH-në të gjitha partitë e etnitetit maqedonas ta ndihmojnë t’i fitojë zgjedhjet, që pastaj të kenë partner qeveritarë një parti kryesusit e të cilës do i pastrojnë dhe do i neutralizojnë të gjithë shqiptarët e vlefshëm që kemi.

Ngajrjet e fundit që ndodhën lidhur me shfaqen teatrore për Titon, e shkaku i së cilës dha dorëheqje Ministri i Kulturës nga radhët e PDSH-së, janë shumë domethënese për shqiptarët. Largimi i Bardhyl Mahmutit nga kryesia dhe radhët e PDSH-së, gjithashtu shpjegon shumë për mënyrën se si i përdorin njerëzët kryesusit e kësaj partie, por edhe për atë se shumëçka sa u përket shqiptarëve ende vendosin qarqet politike të etnitetit maqedonas. Kështu që shumçka të kujton kohën e Titos, kur shqiptarët ishin ata që pastronin radhët e veta nga bashkëkombasit e vet “destruktiv”. Këtë e bënin deri sa u vinte radha esdhe atyre vet për pastrim.

Diçka e ngajjshme i ndodhi edhe Bardhyl Mahmutit dhe grupit të tij që iu bashkangjit PDSH-së disa muaj para zhgjedhjeve parlamentare. Bardhyli me shokët u vu në shërbim të Taçit që të nxijë sa më shumë udhëheqësit e BDI-së pa i shkuar ndër mend se kryesuesit e PDSH-së janë mjeshtër për t’i bërë njerëzit mjet për një përdodrim. Ai asht desht ta dijë se liderët e PDSh-së edhe popullin - e lere më individët - e përodrin vetëm një herë – gjatë votimit. Pastaj gjitha i harrojnë dhe bëhen shërbëtorë të dëgjueshëm të qarqeve qeveritare të etnitetit maqedonas. Dhe të vemtmen punë të sukseshme që bëjnë janë të përçajnë shqiptarët, të largojnë nga puna shqiptarë, të ngren përkatësin partiake në vlerë më të lartë profesoonale. Nuk është e pamundur që Bardhyl Mahmuti këtë ta ketë ditur, por të ket shpresuar se kryesusit e PDSH-së kanë harrura çfar tekstesh ai dikur shkruante për ata. Bardhyl Mahmuti mund të ketë shpresuar se më nuk vlen thënja e popullit se “ujku qimen e ndrron, por hujin kurrë!”.
IM

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst