Partneret e Cairit
Hyrje | Projekte | Për Mediat | E VËRTETA NUK MBULOHET

E VËRTETA NUK MBULOHET

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

E vërteta mund të fshehet për një kohë, mund të mbulohet me gënjeshtra, me fjalë të zbrazëta, mund të mbulohet me patriotizëm të rrjeshëm, të fshehet nën simbolet kombëtare, por nuk ka të vërtet e cila një ditë nuk del në sipërfaqe. Të vërtetat ndonjëherë vonohen, populli ato nuk mund t’i sheh menjëherë, mund nga gënjeshtrat dikush edhe të përfitoj, po vjen dita kur çdo gjë shpaloset,

kur të vërtetën nuk e shohin vetëm ata që janë verbuar nga gënjeshtrat. E vrteta vonon, ajo ndonjëlehrë ecë ngadalë, por arrinë atëherë kur duhet. Këtë e dëshmuna edhe shumë të vërteta që dolën në sipëlrfaqe gjatë mbajtjes së kongresit të VMRO-Popullores së Lupço Georgievskit ku u zgjodh edhe kryetari i ri i kësaj partie. Në kongresin ku udhëheqësit e saj nuk lan pa thënë diçka edhe në lidhje me çështjen shqiptare në Maqedoni, pa afirmuar edhe një herë qëndrimet e veta ndaj popullit tonë. Ajo që u tha lidhur me ne shiptarët e që duhet mbajtur mend, shpjegon shumçka. Ndër të tjerat edhe atë se kjo parti, si edhe shumë të tjera që kanë parashtesën “VMRO”, kanë ndryshuar vetëm formën e veprimit, por jo edhe konceptin e tyre antishqiptarë. Deklaratat e udhëheqësve të kësaj partie shpjegojnë se ata kanë ndryshuar fjalorin dhe tani nuk qëndrojnë pas parullave “Dhoma gazi për shqiptarët”, por në thelbë janë po ata të dikurshmit të nxitur nga e njëjta shpirtëngushtësi etnike, e cila i bënë të mendojnë se për çdo gjë të keqe në këtë shtetë janë fajtorë shqiptarët. Që i çonë të besojnë se Maqedonia do ishte me e begatë dhe më e përparuar pa shqiptarët në të, që i çon të mendojnë se edhe sot si dikur do munden “problemin shqiotarë” ta përdorin për të fshehur konceptet e vërteta të ytre politike.

Kongresi i VMRO-Popullores nuk zbuloi vetëm animozitet ndaj shqipotarëve që kanë kryesuesit e kësaj partie, por edhe relacionet perverse të kësaj partie me PDSH-në. Deklaratat e Kryetarit të nderit, Georgievskit dhe të atij të posazgjedhurit, Trendafilovit shaplosin një të vërtet që shqiptarët duhej ta kishin kuptuar qysh moti: bashkëveprimin në mes këtyre dy partive. Prandaj tani ata e kanë edhe më të qartë se pse Georgievski ia dha grupin parlamentarë të VMRO-Popullores në shërbim PDSH-së, gjë që i habiti të gjithë, por jo edhe ata të cilët prej moti e dinë se PDSH-ja është “degë” partiake e Gerorgiveskit. Që e dinë se PDSH-ja më shumë është në shërbim të disa “VMRO-ve” të këtushme se sa të shqiptarëve.

Se kanë të drejtë ata që thonë se PDSH-ja i mbeti besnike vetëm Lubço Georgiveskit, më së miri flet ajo që u tha në kongresin e VMRO-Popullores.Këtë më së miri e dëshmojnë deklaratat e Georgievskit dhe të Trendafillovit të cilët i treguan popullit maqedonas se çka kanë realizua deri tani dhe çka i çonë të ndjehen të dëshpëruar e të heqin dorë nga pjesmarrja aktive në politik. Nga foltorja e këtij kongresi, udhëheqësit e VMRO-Popullore u dërguan porosi të qarta edhe shqiptarëve. Kështu që kryetari i saj i posazgjedhur tha se pasi kishin penguar suksesshëm hyrjen e BDI-së në qeveri, tani mund të merren me punë tjera “kombëtare”. E kryetari i Nderit i kësaj partie, Lubço Georgievski shpjegoi se nuk dëshronë aktivisht të merret me politik si udhëheqës i kësaj partie pasi e ndjen veten të pafuqishëm ta shpëtojë Maqedoninë nga “shqiptarizimi” i mëtutjeshëm i saj.

Kryesusit e kësaj partie nuk zbuluan diçka që nuk dihet. Vetëmse e thanë hapur atë që me vite mundoheshin ta mbulojnë me ndihmën e kryesuesve të PDSh-së, të cilët na bindnin se “VMRO-të” e tyre janë më të përshtatshme për realizimin e të drejtave shqiptare në Maqedoni. Georgievski dhe Trendafillovi thanë atë që mendojnë, e që është në kundërshtim me pohimet e kryesuesve të PDSH-së të cikët na bindin se me këta vëllezër të vet të një gjaku ideologjik, shqiptarët duhet të ndjehen më të mbrojtur e më të sigurtë. Kryesusit e VMRO-Popullores shpalosën publikisht diçka që duhet t’i çoj shiptarët e këtushëm të pyesin veten se cili është boshti i bashkëveprimit partiak mes VMRO-Popullore dhe PDSH-së, të pyesin veten se pse Lubço Georgievski pas zgjedhjeve parlamentare ia huazoi Arbërit të gjith deputetët e vet. Shipptarët duhet të pyesin veten dhe cili është qëllimi i këtij bashkëpunimi ndërpartiak - shqiptarizimi apo deshqiptarizimi i Maqedonisë. Duhet shqiptarët të peysin veten se VMRO-Popullorja i ndihmon PDSH-së që shqiptarët të kenë sa më shumë të drejta, apo PDSH-ja i ndihmon Georgievskit të ndal valën e “shqiptarizimit” të Maqedonisë.

Nëse mund t’i besohet thënjes së Georgievskit se është i dëshpëruar nga hovi i pandalshëm i “shqiptarizimit” të Maqedonisë, atëherë del se ai ia ka huazuar PDSH-së deputet e vet vetëm sa ta pengojë ketë fenomen të “rrezikshëm” për shtetin. Nëse është e vërtetë thënja e kryetart të posazgjedhur të kësaj partrie se VMRO-Popullorja e ka arritur qëllimin e vet të pengojë përfshirjen e BDI-së në koalicionin qeveritarë, atëherë prap del se këtë sukses e kanë arritur me ndihmën e PDSH-së. Pra, del se “dega” më e rëndësishme e VMRO- Popullores është PDSH-ja, se partia e Georgiveskit “shqiptarizimin“ e mëtejshmë të Maqedonsi donë ta pengojë me ndihmën e PDSH-së, se partia e Georgiveskit nuk do arrinte asnje sukses të vetin pa ndihmën e Arbër Xhaferit. Si dhe ansajlltas: se PDSH-ja të gjitha rezultatet e veta ia ka borxh partisë së Georgievskit.

Vlerësuar nga deklaratat e udhëheqësve të VMRO-Popullores të thënë gjatë mbajtjes së kongresit të kësaj partie, del përfundimi se të gjithë ata që kanë votuar për PDSH-në, kanë ndihmuar partinë e Georgievskit, se kanë dhënë kontribut në pengimin e “shqiptarizimit” të Maqedonis. Thënë ndryshe, ata kanë ndihmuar mospunësimin e shqiptarëve, mospërfilljen e parimit të Badinterit, pengimin e sjelljes së ligjit për ndihmë të ish luftarëve të UÇK-së. Del pra se të gjithë ata shqiptarë që kanë votura për PDSH-në kanë dhënë pëlqimin e tyre që të shtohen grindjet brendashqiptare, që të mos përfillet vullneti politik i shqiptarëve të këtushëm, që të gjithë ata që dikur i ka punësuar BDI-ja tani të largohen nga puna dhe të zëvendësohen bile edhe me maqedonas.

E vërteta vononë, por nuk e humb kurrë rugën dhe vjen atëherë kur nuk e pret njeriu. Siç erdhi e vërteta të cilën e zbuluan udhëheqësit e VMRO-Popullores të cilët me deklaratat e veta ua than shqiptarëve atë që askush nuk mund t’ua tregonte më bindshëm: se në bindjet e tyre politike nuk ka ndryshuar asgjë nga ajo e mitingjeve të dikurshëm kur më të zëshme ishin parullat “ Vdekje për shqiptarët”, por tani kanë ndryshu vetëm taktikën e realizimit të këtij koncepti. Dhe se e kanë ditur se nëse e pasivizojnë BDI-në, më lehtë do munden ta ndaljojnë procesin e “shqiptarizimit” të Maqedonisë. Prandaj VMRO-Popullorja sukses më të madh të vetin nuk e konsideron numrin e deputetëve në parlament, por pengimin që BDI-ja të bëhet pjesë e koalicionit qeveritarë. Pra, sukses më të madh të vetin e konsideron atë që pjesë e qeverisë u bë “dega” e kësaj partie – PDSH-ja, e udhëheqësit e të cilës edhe mëtej shesin patriotizëm, flasin për bashkim të partive, e nuk shohin se bëhet gjithnjë e më e qartë se bashkëverpojnë vetëm me Georgievskin. Se Abdulhadi Veselin dhe partinë e tij e kanë si leckë për të fshirë njollat e veprimit të tyre politik.

IM

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst