Partneret e Cairit
Hyrje | Projekte | Për Mediat | PLUHURI I GËNJESHTRAVE

PLUHURI I GËNJESHTRAVE

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Politika është artë i të mundshmes, por nuk është veprimtari e cila qëndron vetëm mbi premtime të kota dhe gënjeshtare. Politikanëve u lejohet ngandonjëherë të mos lëvdrohen vetëm me atë që mundë ta bëjnë, por të premtojnë edhe atë që e dëshiron populli. Por, vetëm aq sa të ndihmojnë që dëshirat grupore të mos vdesin

Që do të thotë se politikanëve nuk u lejohet të tallen dhe të manipulojnë deri në pafundësi me ambiciet që ka kolektivteti që ata përfaqësojnë. Andaj, BDI-ja gjithmon në të kaluarën, si dhe sotë, është munduar që premtimet e saja dhënë elektoratit, të jenë të përafërta me mundësit e realizimit. Kështu që kësaj partie mund t’i pëshkruhen shumë proekte të parealizuara gjatë pjesmarrjes së sajë në qeveri, por jo edhe atë se ka premtuar gjëra që nuk mund t’i realizojë, jo edhe atë se u është shmangur premtimeve, se veprimtarinë e vetë e ka mbështetur mbi manipulimin me kërkesat dhe ambiciet e shqiptarëve që ia dhanë votën.

Edhe sotë kur BDI-ja kryesisht ka në duar qeverisjen vendore, mundohet që edhe në kushte jo të favorshme, të përmbush e të qëndrojë pas premtimeve që ia dha elektoratit. Kështu që komunat e udhëhequra nga përfaqësusit e kësaj partie, jetojnë vitet e përparimit të gjatëpritur të tyre. Në këtë kuadër bënë pjesë edhe komuna e Çairit, e cila e përballur me pengesat e shumta që has nga pushteti qendrorë, arrinë të ndryshojë në të mirë jetën e qytetarëve të saj. Përpso proekteve që kanë të bëjnë me përmisimin e kushteve jetësore të qytetarëve të saj, administrata komunale e Çairit, rëndësi të veçant i kushton edhe organizimit të jetës rinore dhe nxjerrjen e rinisë sonë nga kafenet e tymosura. Andaj edhe gjithmon ka përkrahur organizatat e ndryshme qytetare që kanë për qëllim edukimin politik, ngritjen kulturore dhe arsimore të rinisë shqiotare. Dhe së pari herë rinia e këtushme e ndjenë përparësinë e jetës së organizuar, kështu që thuajse çdo lagje e Çairit tani ka ndonjë organizat qytetare që mirret me zgjidhjen e problemeve që i mundojnë qytetarët.

Komuna e Çairit, si edhe shumica e atyre të udhëhequra nga kuadrot e BDI-së, janë të përballura me shantazhe të ndryshme nga pushteti qendrorë, e që është rezultat i qëndrimit të një koalicioni qevritarë, i cili nuk mbështetet në sukseset e veta, por në pengimin e punës të oponentëve të tyre politik. Kështu që tani janë përqëndruar të pangojnë realizimin e proekteve të shumta nëpër komunat e udhëhequar nga përfaqësuesit e BI-së. Dhe, administratën e këtyre komunave, duan ta njollosin kinse për veprimtari jashtëligjore, a krejtë me qëllim që qeveritarët të mbulojnë joefikasitetin e vet dhe mosrealizimin e premtimeve të dhëna para elektoratit.

Sikur të ishte ndryshe, ortakët shqiptarë të mandatarit Gruveski – përfaqësusit e PDSH-së në qeveri – në vend që të lodheshin duke u angazhuar të deskreditojnë udhëheqësit komunal që nuk i përkasin kësaj partie, do bënin të kundërtën: zgjedhësve të vet do u shpjegonin çka u bë me premtimet e dhëna. Dhe veçanërisht me premtinin se brenda gjashtëdhjetë ditëve pas ardhjes në pushtet, do sjellin ligjin për ti mbrojtur të drejtat e luftarëve të UÇK-së, për dëshmorët e rënë gjatë konfliktit të 2001 dhe për familjet që humbën më të dashurit e tyre. Në vend që të harxhonin energji në pengimin e punës së udhëheqësve komunal të BDI-së, kryesusit e PDSH-së do duhej t’u shpjegonin shqiptarëve se cili ka qenë qëndrimi i tyre për ndarjen e 32 banesave “branitelëve” që luftuan kundër ushtarëve të UÇK-së.

Derisa përfaqësusit qeveritarë të PDSH-së merren me diskualifikimin e udhëqesve komunal të BDI-së, mandatari Gruveski publikisht deklaron se nuk është i gatshëm të përkrahë çfardo lloj ligj për dëshmorët shqiptarë. E partnerët e tij qeveritarë shqiptarë heshtin. Thuajse nuk kanë asgjë kundër, thuajse nuk janë të partisë që premtoi se brenda dy muajsh do sjell ligj për dëshmorët shqiptarë, thuajse nuk kanë kurrnjëfarë obligimi të angazhohen që qeveria njësoj t’i trajtojë të gjithë qytetarët esaj. Apo, të bëhet se ata pa rezervë e përkrahin mandatarin Gruevski, i cili ngadalë e mëson gjuhën shqipe, por siç duket vetëm sa të mbulojë bashkëveprimin e tijë me kryesusit e PDSH-së, i cili bashkëveprim u sjell banesa “branitelëve” maqedoans, por i lë anësh luftarët e UÇK-së dhe dëshmorët e rënë gjatë konfliktit të 2001.
Kuptohet, ka të atill që gjithmonë dinë të shtrojnë pyetje e të mohojnë rezultatet e kundërshtarit politik. Pra, ka të atill që do shtrojnë pyetjen: “Ç’bëri BDI-ja për dëshmorët gjatë pjesmarrjes së vet në koalicionin e mëparshëm qeveritar!”. E pëballur me shumë padrejtësi ndaj shiqtarëve, e që duhej të rregullohen një nga një me ligj, BDI-ja arriti të inicoj sjelljen e shumë ligjeve në të mirën e shqiptarëve dhe të gjith qytetarëve tjerë. Kështu që, pos legalizimit epokal të Univerzitetit Shtetëror dhe Ligjit për ndarjen teritoriale, BDI-ja i krijoi të gjitha kushtet paraprake që të shkohet më tej në sjelljen e ligjeve që shqiptarët përfundimisht do i barazojë me gjithë të tjerët.

 Ndër ato ligje gjithsesi do ishte edhe ai për dëshmorët e rënë në luftë dhe familjet e tyre. Por, në ndërkohë, u ndrrua qeveria, dhe Gruevski me partnerët e tij shqiptarë ende nuk ka sjell asnjë ligj të vetëm që ka të bëjë me kërkesat e shqiptarëve. Në të vërtetë, PDSh-ja që sot i asiston VMRO-DPMNE-së së Gruveskit, as në kohën kur i asistonte qeverisë së Georgivskit, nuk arriti të inicojë sjelljen e thuajse asnjë ligji në favorë të shqiptarëve. Atëherë arsyetohej me pamundësinë që të bëhen ndryshime kushtetuese, e sot as që ndjen nevojë të gjejë arsyetim. Atëherë PDSH-ja, së bashku me partitë tjera, e përshpejtoi ecjen e Maqedonisë drejtë një koflikti që këtë shtetë e solli buzë humnerës së luftës ndëretnike, e sot kjo parti është përqëndruar vetëm në atë si t’i hakmerret BDI-së për konfliktin e 2001. Edhe sotë si dukur, udhëheqësit e PDSH-së, kanë vetëm premtime, e thuajse asnjë realizim, merren me atë si të pengojnë punën e udhëheqësve komunal të BDI-së, e jo si të realizojnë qëllimet kolektive të shqiptarëve. Me çka arritën t’i shlyejnë edhe ato pak rezultate në mardhënjet ndëretnike, të arritura gjatë qeverisjes së koalicionit të mëparshëm qeveritar.

Por, të përmbyllim këtë tekst: politika është artë i të mundshmes, por jo edhe artë i gënjeshtrave të pamundura. Politikanëve u lejohet që të artikulojnë dëshirat e kolektivitetit që i përkasin, por jo edhe të manipulojnë me to, vetëm sa për të ardhur në pushtet, e pastaj të sillen thuajse nuk e dinë se çka kanë premtuar. Edhe kryesusist e PDSh-së sotë mund të sillen se kanë harruar çka i kanë premtuar popullit, por ai mba mend dhe nuk harron. Ata edhe mund të besojnë se duke penguar aktivitetet e komunave të udhëhequra nga partiakët e BDI-së, do arrijnë të çvlerësojnë kundërshtarin e tyre politik, por më mirë këtë do e arrinin sikur të dëshmoheshin me veprat që i kanë bërë vet, e jo me ato që nuk kan arritur ta bëjnë të tjerët. Kjo qeveri duhet ta kuptojë se politika ndërtohet edhe duke i zbradhur gabimet e kundërshtarit politik, por jo edhe duke penguar punën e tij në realizimin e proekteve që kanë të bëjnë me të mirën e gjithë qytetarëve.

 Andaj, çdo pengesë që u bëhet komunave të udhëhequra nga partiakët e BDI-së, në të vërtetë është padrejtësi që u bëhet gjithë qytetarëve. Dhe çmimin e tyre nuk do e pagujnë vetëm anëtarët e BDI-së, por të gjithë qytetarët që jetojnë në ato komuna. Mirëpo, siç duket, këtë kurrë nuk do e kuptojnë partitë e këtij koalicioni qevritarë, sepse ato as që e kanë ndër mendë të ardhmen e tyre ta ndërtojnë mbi veprat e veta, por duke dëmtuar të tjerët. Kështuë që është e kotë nga kjo qeveri të pritet ndonjë bashkëpunim që do sillte deri te zhvillimi i drejtë edhe i komunave shqiptare. Siç është e kotë të besosh se për dëshmorët e UÇK-së do kujdesen kryesusit e PDSH-së, të cilëve fare nuk u pengon kur Gruesvki u ndan banesa “branitelëve”, e i lë të pambrojtur fëmijët e dëshmorëve të rënë në luftë. Ku ta dish, ndoshta kryesuesit e PDSH-së kanë qëllime të tjera – sa më shumë të nxijnë pjestarët e dikurshëm të UÇK-së, andaj edhe kanë qëndrime të njëjtë ndaj luftarëve shqiptarë si ato të Gruevskit. Kështu që premtimi parazgjedhorë se brenda dy muajve do sjellin ligj për luftarët e UÇK-së dhe dëshmorët e luftës, ka qenë vetëm pluhur që të mbulohet numri i banesave që do u jepen “branitelëve” të Maqedonsië.
IM

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst