Partneret e Cairit
Hyrje | Projekte | Për Mediat | TË GJITHA DO I DËSHMOJË KOHA

TË GJITHA DO I DËSHMOJË KOHA

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Sa herë që mandatari Gruevski përsëritë se është duke na çuar drejtë Evropsë së bashkuar, aq herë na bëhet e ditur se kemi punë me një njeri i cili edhe shtetet tjera të Evropës i konsideron si edhe partitë e koalicionit të tij qeveritarë që binden me fjalë dhe premtime boshe.

Kur Gruveski thotë se qevria e tij ndjek kursin integrues evro-atlantik, ai me siguri shpreson se ky kursë realizohet nëpërmjet lojrave lokale ballkanike, të cilat janë arkaike për shtetet tjera demokratike. Dhe prandaj shpreson se edhe ne u besojmë gënjeshtarve të tij, kur thotë se na çon drejtë Evropsë së bashkuar, duke i shtuar ndasitë ndëretnike në Maqedoni. Sa herë që qeveritarët e Maqedonisë lëvdrohen me orientimin e tyre evpropian, aq herë ata dëshmojnë se evrointegrimin e kanë kuptuar si proces i cili realizohet nëpërmjet një veprim politik primitiv ballkanik që e karakterizon shpirtëngushtësia etnike dhe partiake. Dhe sa herë që mandatari Gruesvki thotë se lokomotiva e Maqedonisë ecë nëpër binarët që çojnë drejtë e në Bruksel, aq herë ne përballemi me të vërtetë se këtë lokomotiv e drejton një maqinist amator, i cili i mahnitur nga vozitja, nuk respekton as shenjëzimin e hekurudhës, as i sheh pengesat që dëmtojnë lokomotivën. Dhe nuk do ishte ndonjë tragjedi nëse nga kjo vozitje do pësonte maqinisti, por e keqja qëndron aty se do pësojmë të gjithë ne që jemi në duart e kësaj qeverie që jepë sinjal se shkonë drejtë Evropës së bashkuar, a në të vërtetë gjithnjë e më shumë na zhytë na baltën e Ballkanit dhe sillet rreth boshtit të paaftësive të veta.

Se ambientit politik të Maqedonisë prej moti nuk i vjenë më era e politikës integruese evropaine, më së miri mund të vlersohet nëpërmjet relacionit të partive qeveritare me opozitën dhe komunat e udhëhequra nga kuadrot e partive opozitare. Ndaj partive opozitare dhe komunave të udhëhequra nga antarë të këtyre partive - a me këtë edhe ndaj gjithë qytetarëve që nuk janë antarë të partive të koalicionit qeveritar - VMRO-DPMNE-ja dhe PDSH-ja sillen si pronari ndja shërbëtorëve: ua ofrojnë mbeturinat e sofrës së tyre partiake.

Që do të thotë se nuk e kanë kuptuar atë më elementaren që ka të bëjë me një shtetë demokratik: se pasi përfundon gara zgjedhore, qeveria tregon kujdesë të njëjtë ndaj gjithë qytetarëve të shtetit, pa i ndarë ata në baza etnike apo partiake. Shkurt, partitë e koalicionit qeveritar që drejton shtetin, sillen thuajse Maqedonia u është dhënë me qira që brenda katër viteve të bëjnë ç’të duan me të, dhe thujase gjithë ata që nuk janë antarë të këtyre partive, janë shërbëtorë që duhet të kujdesen për rehatinë dhe mirëqenjenj e antarëve të partive sunduese. Këta qeveritarë thuajse harrojnë se rrogat e tyre mujore që i marrin, nuk janë mjete të mbledhura nga antarësia e tyre partiake, por janë të mbledhura nga të gjithë tatimpaguesit e këtij shteti, pa marrë parasysh përkatësinë etnike e partiake.

Siç duket, mandatari Gruevski, shtetin e konsideron si çështje të një partie – të VMRO-DPMNE-së- e cila rreth vetes ka asistentët – partitë tjera – që e ndihmojnë sa më shpjetë të realizojë konceptin një shtetë, një parti, një prijës. Pa dyshim se mbështetës më të zjarrtë të këtij koncepti të Gruevski, janë udhëheqësit e PDSH-së, të cilët para zgjedhjeve veprojnë si kryesues të kësaj partie dhe si atdhetarë të pashoq shqiptarë, e posa vijnë në qeveri, funkcionojnë si të ishin “vojvodat” më të dalluar të VMRO-DPMNE-së.

Maqedonisë edhe mund t’i vijë ftesë për anëtarsim në NATO, shkaku se tani është vonë ajo të ndahet nga treshi ku bëjnë pjesë edhe Kroacia dhe Shqipëria. Por, kjo fare nuk do të thotë se me këtë ajo do e ketë më lehtë, se me vetë pranimin e saj në NATO do arrihet stabiliteti i brendshëm politik, se do shlyhen gjitha mosmarveshjet ndëretnike. Gruevski mund ta rrisë edhe më tej përqindjen e rejtingut të vetë politikë, duke e mbështetur atë mbi antishqiptarizmin që manifestonë, me çka do e sforcojë VMRO-DPMNE-në, por pa dyshim se do e dobësoj forcën lidhëse mes qytetarëve të shtetit multietnik. Kjo qeveri ndoshta edhe do arrijë të harxhojë mandatin e sajë duke u marrë me punë anësore, duke partizuar të gjitha institucionet shtetërore, duke u dëshmuar maqedonasve se është mospërfillëse ndaj vullnetit politik shqiptarë, por këto katër vite Maqedoninë do mund ta kushtojnë aq shumë sa asaj t’i duhen dekada që të rrimer vetveten.

Sepse në një shtetë multietnik, shumë probleme mund të zgjidhen më shpjetë se që duhet kohë të shërohen plagët ndëretnike. Në një shtetë multietnik si Maqedoni, vetëm politikanët amatorë mund të sillen me mispërfillje ndaj vullnetit politikë të kolekzivitetit numrikisht të dytë më të madh. Dhe vetëm politikanët amatorë dhe pa vizion të qartë për ardhmërinë mund të shpresojnë se në Evropën e bashkuar arrihet duke stimuluar përçarjet ndëretnike brenda në shtet.

Maqedonia e qeverisur nga mandatari Gruevski lë përshtypjen e një treni lokomotiva e të cilit ndeshet me shkëmbinjë të rënë mbi binarë, por i cili trenë ka maqinist të dehur nga kënaqsit që ia ofronë vozitja. Dhe si i till, ai harronë të sheh se sa ka dëmtuar lokomotivën. Apo, ky shtetë nga pakë i ngjanë trenit që synon hekurudhat moderne Evroapiane, por që nuk njeh shenjëzimin e këtyre hekurudhave. Kështu që njeriu nuk mund e të mos pyes vetveten se kend gënjejnë këta qevritarë – vetveten, neve apo politikanët evropian – kur thonë se janë për një Evropë të bashkuar, a nuk dinë si të bashkëpunojnë as me kundërshtarët e tyre politik vendorë.

Me ardhjen në qeveri të kaolicionit të përbërë nga të djathtë të deziorentuar, e deri te të majtë “millosheviqian” të tipit “xingist”, Maqedonia thuajse definitivisht është duke rihecur udhën që bënte në kohën kur qeverinë kryesonte Georgievski. Dhe të krijohet përshtypja se partiakët e Gruevskit edhe bërjen e shtetit e konsiderojnë njësoj si themelimin e një dege partiake, ku mjaftojnë disa parulla kundër “teroristëve” shqiptarë të Ali Ahmetit, që të fitosh simpati dhe besim nga përkarhësit partiak. Të krijohet përshtypja se Gruevski e kë më të rëndësishëm fatin e partisë së vet, se sa atë të shtetit. Prandaj ai edhe aq bindshëm deklarohet kundër kërkesave të BDI-së, e cila prezanton vullnetin politikë të shumicës shqiptare në Maqedoni. Kjo bindje e tij buron nga vetëdija se partia e tij mundet pa Maqedoninë, por Maqedonia nuk mundet pa VMRO-DPMNE-në. Ku ta dish, ndoshta ka të drejtë. Duhet pritur, sepse ka gjëra që i dëshmon vetëm koha.
Izet Mexhiti

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst