Partneret e Cairit
Hyrje | Projekte | Për Mediat | NË FILLIM ISHTE GËNJESHTRA- PASTAJ ERDHI RRENA!

NË FILLIM ISHTE GËNJESHTRA- PASTAJ ERDHI RRENA!

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Në fillim kur u bë e ditur marrëveshja e arritur mes Ali Ahmetit dhe Gruevskit, liderët e PDSH-së u kanosën se do e braktisin koalicionin qeveritarë. Pastaj ata thanë se janë tejkaluar mosmarrëveshjet brenda koalicionit qeveritarë, se marrëveshja na qenka e panënshkruar, e pavlerë, si skenarë filmi, në të cilin ata nuk e kuptojnë rolin e vet. Skenar që del jashtë rolit që ua kishte përcaktuar paraprakisht Gruevski.

Do me thanë, ata hapur pranuan se në “filmin” në të cilin ata luajnë, nuk ka role kryesore për shqiptarët, se ata në atë film janë “dublerë” që i mundësojnë kryeheroit – mandatarit Gruveski – to mos merret me skenat e rrezikshme që kanë të bëjnë me zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe kërkesat shqiptare. Më vonë, kur e panë se përmbajtja e “filmit” në të cilin ata luajnë, është qesharake, se në atë “film” ata janë vetëm figurantë pa zë, të mbuluar me dekor të rrejshëm kombëtare, liderët e PDSH-së thanë se kjo marrëveshje na qenka antikombëtare dhe si të tillë, do bëjnë çmos që ta asgjësojnë. Ama, nuk treguan si dhe me çka kjo marrëveshje na qenka antishqiptare, se cila marrëveshje e tyre me partnerët qeveritarë do na qenka diçka me kombëtare se kjo që e arriti Ali Ahmeti me mandatarin Gruevski. Apo, nuk u përgjigjën as në pyetjen se çka i kishte penguar ata deri tani që të bënin me Gruevskin një marrëveshje që do ishte më kombëtare se kjo që BDI-ja e arriti si parti opozitare.

Reagimet e liderëve të PDSH-së, dëshmojnë se koncepti i tyre politik mbështetet vetëm mbi një parim: gënjeshtrat dhe manipulimet. Reagimet e PDSH-së, si asgjë tjetër dëshmojnë se kjo parti lere që morri ministrit që janë më të dobëta se të jesh plakë katundi, por nuk kanë asnjë kërkesë lidhur me premtimet parazgjedhore. Ata kanë pasur vetëm një qëllim: me çdo kusht të hyjnë në koalicionin qeveritarë. Apo, të bëhen pjesë e koalicionit qeveritarë pa mos kërkuar asgjë, pa mos vu asnjë kusht. Prandaj tani i nervozon çdo e arrirë e cilitdo mjedisi politik shqiptarë. Sepse ata shqiptarët i konsiderojnë si pronë të veten, ku nuk ka të drejtë t’u ndërhyjë askush.

Reagimet e liderëve të PDSH-së, zgjojnë disa pyetje që duhet t’ia shtrojnë vetvetes shqiptarët e Maqedonisë. Edhe atë së pari, a është politika artë i gënjeshtare? Pastaj, a ka ndonjë etikë në politikë, të cilën duhet mbrojtur me çdo kusht? Dhe gjithsesi, përgjigjet do jenë se edhe brenda politikës ka një etikë dhe një ndershmëri e cila nuk duhet shkelur kurrë. Ka një kufi të cilin në Maqedoni nuk e ka shkelur askush deri tani përpos liderëve të PDSH-së, të cilët jo gjatë vitit, por brenda javës, i ndryshojnë qëndrimet e veta. Kështu ata në njëfarë mënyre krijojnë imazhin për shqiptarin e këtushëm si të individit që lehtë manipulohet, që i mjaftojnë vetëm gënjeshtra dhe lojna të paqarta politike që të ta jep votën.

Liderët e PDSH-së e zbritën politikën në nivel të gënjeshtrave dhe llafazanisë që askënd nuk obligon. Sa i përket Abdulhadi Vejselit, te ai nuk vlen asnjë normë, asnjë standard, ai ka kaluar të gjitha kufijtë që përcaktojnë një dinjitet që duhet pasur cili do njeri që fletë publikisht, e jo më ai që përfaqëson një grup zgjedhësish. Kështu që politikanët e këtij lloji i bëjnë dëm shqiptarisë së këtushme më shumë se të gjithë albanofobët t’i marrësh së bashku. E kush nuk e ka kuptuar këtë, kurrë nuk do e di edhe cili është dallimi i veprimit politik në mes partisë së Ali Ahmetit dhe liderëve të PDSH-së, tani të sforcuar me Abdulhadi Veselin dhe “analistët” e tij të pavarur, të cilët funksionojnë si të teledirigjuar, thonë atë që është në dobi të “Ata – Komercit”.

Dallimi mes veprimit politik të Ali Ahmetit dhe atyre që i mendojnë si jo “kombëtare” marrëveshjet që ai i arrin, është i dukshëm për ata që duan të shohin. Ali Ahmeti nuk donë të bëhet pjesë e politikës që ofron vetëm gënjeshtra, pjesë e premtimeve të mëdha që mbulojnë qëllimet shumë primitive për përfitime personale. BDI-ja dhe Ali Ahmeti duan të bëjnë politik të hapur për popullatën, që zgjedhësit gjithmonë ta dinë se cilat janë marrëveshjet që i arrin kjo parti me rivalet e veta. E jo si PDSH-ja, e cila çdo gjë e mbështet mbi manipulimin me popullatën e painformuar se çka ndodh ne sferën politike në këtë shtet.
Kush nuk e beson këtë që u tha më lartë, le të mundohet t’u jep përgjigje këtyre pyetjeve: ka dëgjuar ndonjëherë nga liderët e PDSH-së të tregojnë se cila ka qenë marrëveshja e tyre me vlerë “kombëtare” me mandatarin Gruevski, që i çoi të hynin në koalicionin qeveritar.

Ka dëgjuar ndonjëri se cilat kërkesa shqiptare do përmbushen pas hyrjes së Abdulhadi Veselit dhe “analistëve” të tij të pavarur në qeveri? Kur të gjeni përgjigje në këto pyetje, atëherë lehtë do e keni të kuptoni se Gruevski ka pasur kërkesa ndaj liderëve të PDSH-së që t’i pranojë në qeveri, e jo ata nga mandatari. Siç duket Gruveski nga liderët e PDSH-së ka kërkuar që të luajnë ndershëm në “filmin” qeveritarë rolin e shqiptarëve që për katër vite do i ngadalësojnë realizimin e kërkesave shqiptare, që do ia marrin “hakun” Ali Ahmetit për 2001, që të bëjnë atë që e ëndërrojnë disa qarqe maqedonase që ende kryesuesit e BDI-së i përjetojnë si “terroristë”.

Është e ditur se politika ka një moralë në vetvete që kurrë nuk e shkelin ata që respektojnë popullin dhe zgjedhësit e vet. Politika është profesion i përgjegjshëm për ata që janë të ndërgjegjshëm, politika nuk është garë mes gënjeshtrave, por përballje e rezultateve sipas të cilave votuesi përcaktohet për të zgjedhurit e vet. Ai që donë të përcaktoj moralin politik të kryesuesve të PDSH-së, le t’ua shtrojë atyre vetëm një pyetje: çka arritën të realizonin nga kërkesat shqiptare gjatë qeverisjes së dikurshme me VMRO-DPMNE-në dhe cilat kërkesa shqiptare do i arrijnë tani kur u bënë pjesë e qeverisë së mandatarit Gruevski? Pastaj le t’u shtrojnë atyre edhe pyetjen se pse gjithaq u pengojnë të arrirat e cilit do mjedisi shqiptarë në Maqedoni, pse ata më egërsisht vërsulen mbi shqiptarët që nuk pajtohen me politikën e tyre, se sa ndaj qarqeve maqedonase që hapur kanë edhe qëndrime albanofobe.

E sa i përket Abdulhadi Veselit dhe “analistëve” te tij të pavarur, ata më së miri është sa më shpjet t’i harroni, të mos i pyetni asgjë, se u tregojnë vet. Vetëm ndiqni shëtitjet e tyre nga një koalicion në tjetrin, vetëm krahasoni çka kanë thënë për këtë apo atë politikanë dikur, e çka thonë tani. Që më në fund të shihni se bëhet fjalë për politikan të cilët edhe nuk mund t’i pështysh në fytyrë, sepse atë nuk e kanë. Ata thjeshtë janë prodhim i një fatkeqësie tonë: i bindjes se në politik çdo gjë është e lejueshme. Se politika është thes pafund, që mbushet me gënjeshtra e manipulimet. Ky biçim politikanësh tentuan që edhe BDI-në ta çonin rrugës së gënjeshtrave politike. Por u gënjyen: Ali Ahmeti dhe BDI-ja kurrë nuk do manipulojnë me popullin për të cilin dikush dha rininë e vet. Ali Ahmeti dhe BDI-ja kurrë nuk do përdorin gënjeshtra, vetëm për të realizuar përfitime grupore, sepse e dinë se të tradhtosh vetveten është lehtë, por të tradhtosh popullin të cilit i takon, është mallkim. E të merresh me politikë duke pasur mallkimin e vulosur në ballë, është si të jesh prostitutë, e cila shkaku që ta mbulojë vetveten, kërkon që gjithë femrat e ndershme të vendosen në shtëpi publike.
IM

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst