Partneret e Cairit
Hyrje | Projekte | Për Mediat | ATA DALIN, PO S’KANË KU SHKOJNË!

ATA DALIN, PO S’KANË KU SHKOJNË!

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Këto ditë Taçi u kanos se PDSH-ja do e braktisë koalicionin qeveritarë. Këtë e bëri i nxitur nga marrëveshja që arritën VMRO-DPMNE-ja dhe BDI-ja. U hidhërua pse sipas kësaj marrëveshjeje shqiptarët do kenë edhe disa ligje që do avanconin pozitën e tyre.

Ai u kanosë se ministrat e tij do e braktisin qeverinë duke menduar se shqiptarët ende nuk e kanë kuptuar se roli i tij është ta ndihmojë Gruevskin kur ai i ka punët ngushtë, e jo t’i ndihmojë shqiptarët. Ai mendon se shqiptarët ende nuk e kanë kuptuar se liderët e PDSH-së mund të mbesin gjallë politikisht vetëm si shërbëtorë të VMRO-DPMNE-së. Prandaj edhe tani kur Gruevski duhej t”i pranoje kërkesat e BDI-së, ata ndërhyn me “krizë qeveritare” duke u munduar kështu të marrin pikë politike nga ajo që e arriti BDI-ja si opozitë, që të krijohet përshtypja se shkaku i presionit të PDSH-së do sillen ligjet për të cilat u morën veshtë Gruevski dhe Ali Ahmeti. Thuajse deri tani ata nuk ishin në qeveri dhe nuk kishin kohë këtë ta bëjnë pa ndërhyrjen e BDI-së.

Nga i gjithë ky kërcënim i liderëve të PDSH-së se kinse do braktisin koalicionin qeveritarë, doli në sipërfaqe vetëm një e vërtetë: se PDSH-ja është ajo që e pengon sjelljen e ligjeve që kanë të bëjnë me përparimin e të drejtave shqiptare, e jo gjithaq VMRO-DPMNE-ja. Sikur të ishte ndryshe, atëherë pse Taçi do nervozohej për të arrirat e BDI-së në bisedimet me VMRO-DPMNE? A do të thotë kjo se për liderët e PDSH-së më e rëndësishme është se kush bënë diçka për mirëqenien e shqiptarëve, e jo e mira e popullit. Apo ata mendojnë se të mirat që i arrijnë të tjerët nuk vlejnë gjë pa miratimin e PDSH-së.
Liderët e PDSH-së ngritën pluhur se kinse partia e tyre do e braktisë koalicionin qeveritarë.

Taçi shkoi ne selinë e VMRO-DPMNE-së me një fascikël të kuqe në dorë. Disa thonë se aty i runa dorëheqjet e funksionarëve të PDSH-së. Të cilat të zgjedhurit e PDSH-së i nënshkruajnë që ditën kur emërohen në ndonjë funksion dhe ia dorëzojnë, Taçit duke e lënë të zbrazur vetëm vendin ku duhet të shënohet data. Që pastaj “punëdhënësit” e tyre – liderët e PDSH-së – ato t’i përdorin për t’i mbajtur nën kontroll nëse ndonjëri prej tyre me të vërtetë fillon të besoj se është funksionarë që mund të vendos vetë.

Liderët e PDSH-së u kanosën se do braktisin koalicionin qeveritarë, edhe pse të gjithë e dinë se ata më parë e braktisin Tetovën se qeverinë. Sepse liderët e PDSH-së edhe sikur të donin të dilnin nga koalicioni qeveritarë e kanë një problem: nuk kanë ku të shkojë. Pas gjithë asaj që bënë, pasi u bënë mbështetës të shkeljes së vullnetit politik të shqiptarëve të Maqedonisë, nga do që të dalin, e ku do që të hyjnë, liderët e PDSH-së do mbeten atë që janë: shërbëtorë të VMRO-DPMNE-së.

Në gjithë këtë situatë absurde e cila edhe njëherë u mundësoi shqiptarëve që ashiqare të shohin se cila partie e tyre ku qëndron, mbeti i heshtur vetëm Abdulhadi Vejseli. Ai me siguri menjëherë ka filluar të përpunojë strategji se si të veprojë nëse me të vërtetë PDSH-ja e braktisë koalicionin qeveritarë. Sepse si “zonjë” e ndershme e politikës shqiptare në Maqedoni (e jo si prostitutë), ai me siguri është prekur më së shumti nga kërcënimi i Taçit. Sepse do i duhej të përpunojë strategji të re të rirreshtohet aty ku duhet që të bëhet pjesë e koalicionit qeveritarë. Dhe me siguri do bënte çmos të hyjë aty nga doli (në koalicionin me BDI-në), por kësaj radhe vështirë se di ecte puna.

Kuptohet, këtë do e bënte i mbështetur nga “analisti i pavarur” Mersel Bilalli si dhe nga aktivistët tjerë partiak. Të cilët siç duket ende nuk e kanë kuptuar se kryetari i PPD-së i konsideron si punëtorë të punësuar në një nga pompat e tij më fitimprurëse të benzinës që ka “ATA-Komercit”e që gabimisht quhet PPD. E si e tillë, kjo parti duhet Gruevskit t’i mundësojë që para botës të shitet si mandatar i cili në koalicionin qeveritarë ka dy parti shqiptare.

Duke menduar se të huajt asgjë nuk dinë e nuk shohin, se atyre mundesh edhe “ATA - Komercin” t’ua shesësh si parti. Gjitha këto që ndodhën këto ditë janë mundësi e mirë që shqiptarët të shohin se në të vërtetë kanë vetëm një parti që interesat e popullit nuk i vë mbi përfitimet klanore dhe personale. E kjo parti e vetme e shqiptarëve është BDI-ja. Andaj ajo ia arriti atë që kurrë nuk do e bënte PDSH-ja, sikur të mbetej në qeveri edhe 100 vitet e ardhshme. Sepse PDSH-ja as që ka hyrë në qeveri që të përfaqësoj shqiptarëve, por që t’i ndihmojë Gruveskit t’i përçajë dhe më lehtë të sundojë me shqiptarët. Që t’i ndihmojë VMRO-DPMNE-së sa më suksesshëm t’u hakmerret atyre që e çuna Maqedoninë deri te Marrëveshja e Ohrit dhe ta deformojë këtë marrëveshje.

Me këtë marrëveshje të suksesshme mes Gruevskit dhe Ali Ahmetit, BDI-ja dëshmoi edhe diçka tjetër: se nuk janë vetëm qarqet politike maqedonase ato që pengojnë kërkesat shqiptare, por ka edhe veprimtarë politik shqiptarë që e pengojnë këtë avancim të të drejtave shqiptare. Këtë ata e bëjnë ndoshta pse shoqëria shqiptare në Maqedoni nuk ka mas kritike të opinionit publik i cili do reagojë lidhur me lojërat e pandershme politike të PDSH-së. Kështu që “analistë” i pavarur u bë edhe Mersel Bilalli, i cili njësoj si punëdhënësi i tij – pronari i PPD-së, Abdulhadi Veseli – i ndërron qëndrimet politike dhe partnerët “sezonalisht”. Njëherë nënshkruan letra që ua çon ambasadave, për të mbrojtur vullnetin politikë të shqiptarëve, e pastaj mbron “parime” demokratike. E më në fund del se i nënshtrohen vetëm një parimi: atij që i mundëson të jetojnë nga paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Kjo ndodh ndoshta edhe shkaku se ata pakë “pedalistë” që i kishte shoqëria shqiptare në Maqedoni, siç ishin Kim Mehmeti e Iso Rusi, disi janë heshtur, apo botojnë vetëm jashtë Maqedonisë. Që do të thotë se ose janë lodhur, ose mendojnë se këtu nuk ia vlen të thuash mendimin e lirë. Apo u është bë e neveritshme dikush t’i vendosë në taborin e disa “analistëve të pavarurin”, të cilët nuk e kanë për dert nëse Taçi i shpall “kopila”, spiun e kush e di çka tjetër, por vetëm nëse i bënë nëpunës të shtetit. Kështu që shqiptarët e Maqedonisë mbetën vetëm me një parti të veten, BDI-në dhe thuajse pa asnjë rreth njerëzish të pavarur që do jenë korrigjues të veprimtarisë politike të aktivistëve partiak.

Gjë që është e rrezikshme për një shoqëri demokratike, por që e pëlqen kjo qeveri në të cilën bëjnë pjesë edhe të atillë siç janë ata të PDSH-së. E të cilët ndoshta duhet dikush t’i pyes pse dëshmitarët shqiptarë në Hagë duan të mbeten anonim. Dhe sa ka të vërteta në pohimet se ata e fshehin identitetin e vet se kanë frikë nga pushtetarët shqiptarë, se dikush është marr veshtë me VMRO-DPMNE që të bëhet presion mbi dëshmitarët që t’i ndryshojnë deklarata për të shpëtuar Lube Boshkovksin – shokun e Refet Elmazit – edhe atë për të “mirën e marrëdhënieve ndëretnike”.
I.M

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst