Partneret e Cairit
Hyrje | Struktura | Instituti Alb– Shkenca, organizoi hapjen e shtatë solemne

Instituti Alb– Shkenca, organizoi hapjen e shtatë solemne

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font

Instituti Alb – Shkenca, organizoi hapjen e tij solmne të VII- Vjetor Shkencor Ndërkombëtar, tek hoteli Alexander Palace. Në këtë takim morrën pjesë personalitete të shquara nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, studentë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, profesorë, dekanë dhe shumë të tjerë. Në hapjen solemne morri pjesë edhe kryetari i komunës së Çairit, z. Izet Mexhiti, ku shprehu kënaqësinë dhe mirënjohjen për kontributin e dhënë dhe të pakontestueshëm për shkencën dhe kulturën në përgjithësi, dhe për atë shqiptare në veçanti.

“Gëzimi jonë është më i madh edhe për vetë faktin e ardhjes tuaj këtu në Shkupin e vjetër, në Shkupin Dardan për të organizuar konferenca shkencore e takime të rëndësishme, gjithmonë në favor të vlerave të vërteta të cilat shqiptarët i kanë pasur, i kanë dhe po i kultivojnë e promovojnë gjithandej ku jetojnë e veprojnë”, u shpreh Mexhiti.

 

Gjithashtu, Mexhiti shtoi, se si këto takimet në Shkup, shtojnë guximin dhe entuziazmin për të vazhduar edhe më tutje, drejt avancimit të vlerave.

 

“Shkupi, edhe me ndihmën tuaj shumë të rëndësishme, hap pas hapi, po e merr vendin që i takon, vendin e një qendre ku mirren vendime të rëndësishme jo vetëm për shqiptarët por për rajonin në tërësi”, theksoi Mexhiti duke cekur se “mu për këtë arsyje Komuna e Çairit dhe unë si kryetar, edhe në të ardhmen do të angazhohem me të gjitha kapacitetet tona për të ndihmuar dhe për të avancuar proceset të cilat kanë rëndësi jetike për shkencën, kulturën dhe identitetin kombëtar.”

 

 

Ky tubim i Institutit Alb – Shkenca, i cili për herë të parë e thërret takimin e përvjetshëm në Shkup dhe për të dytën herë në Maqedoni, zhvillohet nën shenjën e jubileut të 100-vjetorit të Pavarësisë Kombëtare të Shqipërisë. Gjithashtu ky institut, do të tubojë shkencëtarë shqiptarë e të huaj nga shumë universitete, institute e qendra kërkimore shkencore të hapësirës mbarëshqiptare e asaj botërore. 

 

Në takimin e VII Ndërkombëtar të Institutit Alb – Shkenca, njëashtu pritet të paraqiten 550 kontribute shkencore sot, neswr dhe pasneswr, nga fushat e shkencave albanologjike, të shoqërisë e të politikës, natyrës, ekonomisë, bujqësisë, mjedisit, drejtësisë,  mjekësisë, teknologjisë e të informatikës.

 

Kontributet dhe ligjeratat do të mbahen në në lokalet e Universitetit të Europës Juglindore,  Universitetit Shtetëror të Tetovës, Institutit të Trashëgimisë Kulturore e Shpirtërore të Shqiptarëve dhe të komunës së Çairit.

 

 

 

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst