KOMUNA E ÇAIRIT - HYRJE
Општина Чаир

Visar Ganiu ndau sot dhuratat e foshnjes së parë në Spitalin Gjinekologjik “Nënë Tereza”

67

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu ndau sot dhuratat e foshnjes së parë në Spitalin Gjinekologjik “Nënë Tereza” për familjen Todorovski dhe djalin e tyre të pagëzuar me emrin David. Lidhur me këtë rast, kreu i Komunës së Çairit u shpreh: “Shumë i lumtur që u bëra pjesë e gëzimit të familjes Todorovski me rastin e lindjes së djalit të tyre – David në çastet e para të vitit 2018. Është obligim i ynë përkujdesi edhe për qytetarët më të vegjël të vendit për të siguruar hapat e tyre të para në jetë. Nënës Vasilka dhe familjes Todorovski duke ua dhuruar dhuratat e bebes së parë të vitit të lindur në Spitalin Gjinekologjik “Nënë Tereza” të Çairit ju urova shumë mbarësi e çaste të lumtura në jetë, kurse Davidit të vogël fëmijëri të shëndoshë.Një faleminderim edhe për stafin mjekësor të spitalit që me përkujdesin më të madh kryejnë misionin e tyre.“

Ju gjithashtu mund të lexoni