Gjatë ditës së sotme vizitova Shoqatën për personat me nevoja të veçanta “Mirsia”, me ç’rast me kryesinë e saj biseduam rreth nevojave, problemeve, vështirësive dhe sfidave të personave më nevoja të veçanta.

46
Gjatë takimit përfaqësuesit e Shoqatës “Mirsia” prezantuan programin e tyre ambicioz në aspekt të sigurimit jo vetëm të ndihmave materiale, por edhe për përpjekjet e tyre për mbështetje morale dhe psikike për personat me nevoja të veçanta.
Nga ana jonë ofrova edhe mbështetje morale dhe institucionale për personat me nevoja të veçanta dhe përkujtova se ne gjithmonë dhe në të gjitha fushat kemi ndihmuar këtë kategori të popullatës dhe do të vazhdojmë me të gjitha forcat dhe mundësitë tona t’u ndihmojmë edhe në të ardhmen.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë