Sot, kryetari i komunës së Çairit , z.Visar Ganiu realizoi takim me zejtarët dhe pronarët e dyqaneve në Çarshinë e Vjetër të Shkupit

91

Sot, kryetari i komunës së Çairit , z.Visar Ganiu realizoi takim me zejtarët dhe pronarët e dyqaneve në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, ku për së afërmi u angazhua të njoftojë për aktivitetet kryesore , rrjedhën e tyre si dhe afatin kohorë për rrumbullaksimin e projektit i cili ka për qëllim promovimin e turzmit në Çarshinë e Vjetër.

Aktivitetet kryesore të projektit janë konservimi dhe sanimi i kalldërmës dhe dyqaneve, ndërrimi i vitrinave të dyqaneve si dhe promovimi digjital i trashëgimisë kulturore të Çarshisë.

Projekti është financuar nga BE menaxhuar nga Banka Botërore, Komuna e Çairit dhe Kabineti për çështje ekonomike pranë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe implementohet poshatu nga Komuna e Çairit.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë