𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧𝐚 𝐞 𝐂̧𝐚𝐢𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐳𝐣𝐚𝐫𝐫𝐟𝐢𝐤𝐞̈𝐬𝐢𝐭 𝐞 “𝐁𝐚𝐣𝐫𝐚𝐦 𝐌𝐢𝐟𝐭𝐚𝐫𝐢𝐭” 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐝𝐢𝐡𝐦𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐫𝐚𝐣𝐨𝐧𝐞𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫𝐟𝐬𝐡𝐢𝐫𝐚 𝐧𝐠𝐚 𝐳𝐣𝐚𝐫𝐫𝐞𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐍𝐚𝐠𝐨𝐫𝐢𝐜̧ 𝐭𝐞̈ 𝐕𝐣𝐞𝐭𝐞̈𝐫

44

Ekipi i Shoqatës së Zjarrfikësve Vullnetarë “Bajram Miftari” që funksionon në kuadër të Komunës së Çairit, në orët e hershme të mëngjesit të sotëm është nisur për ndihmë të rajoneve të përfshira nga zjarret në Nagoriç të Vjetër të rrethit të Kumanovës.

Heronjtë tanë të aksioneve të shpëtimit nga SHZV “Bajram Miftari” i janë përgjigjur menjëherë kërkesës së Drejtorisë për Mbrojtjen dhe shpëtim për të intervenuar në zonat e përfshira nga flakët.

Komuna e Çairit dhe SHZV “Bajram Miftari” janë gjithmonë në gatishmëri të plotë për të ndihmuar rajonet e përfshira nga katastrofat natyrore.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë