19 SMART TABELA për SHFK “Ismail Qemali” në Çair

13

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, sot në hapësirat e SHFK “Ismail Qemali” bashkë me Ministren e Arsimit dhe Shkencës Mila Carovska, drejtorin e Shoqatës Aksionare MEPSO, Kushtrim Ramadani dhe drejtoreshën e shkollës, Burbuqe Ymeri shënuan investimin e radhës në sferën e arsimit, vendosjen e gjithsej 19 smart tabelave në shërbim të nevojave bashkëkohore të mësimdhënies në këtë shkollë.

Ky është investim i përbashkët i Komunës së Çairit me Shoqatën Aksionare MEPSO, i cili arrin vlerën e përgjithshme prej afër 1.600.000 denarë ose afër 26.000 eurosh.

Sipas Ganiut, duke pasur parasysh faktin se bota po hapëron shumë shpejt drejt digjitalizimit, ky nuk është aspak një investim i thjeshtë, por një hap shumë i rëndësishëm për proces cilësor edukativo-arsimor sipas standardeve bashkëkohore.

Peshën e madhe të këtij investimi e shton edhe fakti se i njëjti përkon me qasjen progresive të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe angazhimin e saj për implementimin e mekanizmave inovativ të mësimdhënies.

Ganiu thekson se investimet në shkollat, rrjedhimisht në dituri, janë gjëja më e çmueshme që mund ta bëjë Komuna e Çairit.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë