Shkolla Fillore "Hasan Prishtina"
Objekti shkollor i SHFK “Hasan Prishtina” ndodhet në Komunën e Çairit – Shkup, ku edukohen dhe shkollohen nxënës me përbërje heterogjene.
Shkolla ekziston prej vitit 1945 dhe ka qenë e vend ndodhur në lagjen Evrejsko Maalo. Prej vitit 1963 ndodhet në lokalitetin e sotshëm në rr. Kosta Abrasheviç nr.7 dhe është shkollë me traditë të vjetër, mirënjohje të ndryshme dhe shpërblime.
Veprimtaria edukativo-arsimore pranë SHFK “Hasan Prishtina” organizohet për nxënësit e klasës së I-IX dhe atë në paralele me mësim në dy gjuhë: shqip dhe maqedonisht.
Në shkollë veprimtarinë edukativo-arsimore e organizojnë: 69 arsimtarë, 1 drejtor, 1 pedagog, 1 psikolog, 1 bibliotekist edhe defektolog i cili shkollën tonë e përfshinë me një ditë të javës.
Në kuadër të trajnimeve profesionale-pedagogjike janë realizuar më tepër fusha programore për zhvillim intern të personelit, me qëllim që të përmirësohet kualiteti në realizimin e mësimit.
Shkolla vazhdimisht merr pjesë në konkurse të shumta, letrare, për art e të tjera (komunale, shtetërore dhe olimpiada) sipas lëndëve dhe lëmive.
Për mundin dhe të arriturat e tyre nxënësit fitojnë shpërblime të shumta, diploma, mirënjohje, faleminderime, pllakate, statuja, kupa e të tjera.
Aktivitetet lidhur me zgjerimin e njohurive e kanë realizueshmërinë e vet nëpërmjet organizimit të garave të tipit: ndërmjet klasave, komunale, regjionale dhe shtetërore.
Në garat komunale të organizuar nga komuna Çair, “Olimpiada e Diturisë 2018” shkolla jonë fitoi vendin e I-rë.
INFORMACIONET E SHKOLLËS
Emri i shkollës:
Hasan Prishtina
Adresa:
Rr. Kosta Abrasheviç nr.7
Drejtor:
Lulieta Qerimi
Telefon zyrtar:
+389 2 2621 055
E-mail elektronike:
shf.hasanprishtina@yahoo.com
Verifikimi – nr.i aktit:
11-2211
Viti i verifikimit:
26.06.1984
Gjuha mësimore:
Gjuhë shqipe dhe Gjuhë maqedone
Viti i ndërtimit:
1962-1980
Lloji i ndërtimit:
Ndërtim I fortë
Sipërfaqja e objektit:
3185 m2
Sipërfaqja e oborrit të shkollës:
2500 m2
Sipërfaqja e tereneve dhe sallave sportive:
2450 m2
Shkolla punon në ndrrime:
2 ndrime
Mënyra e ngrohjes së shkollës:
Ngrohje qendrore
Numri i klasave:
1-9
Numri i paraleleve:
43
Numri i kuadrit arsimor:
69
Numri i nxënësve:
976