Shkolla Fillore "ISMAIL QEMALI"
Shkolla fillore “Ismail Qemali (Rajko Zhinzifov)” në komunën e Çairit të Shkupit është themeluar në vitin 1945. Fillimisht ka qenë një objekt i vogël me katër klasë dhe në të mësonin 201 nxënës dhe ishin të punësuar 4 arsimtarë. Me kalimin e kohës, shkolla u zgjerua, dhe në 1971 kaloj në një objekt të ri në lagjen e Fushë Topanës në rrugën “Metodija Mitevski” p.n ku ndodhet edhe sot.
Sipërfaqja e shkollës është gjithësej 11.426 m2. Sipërfaqja e katit të parë është 2350 m2, dhe sipërfaqja e katit të dytë është 1356 m2. Sipërfaqja e përgjithshme e ndërtesës së shkollës është 3706 m2 ku për një nxënës është 3.94 m2.
Komuna Çairit ndodhet në pjesën veriore të qytetit të Shkupit, në jug është në kufi me komunën e Qendrës, në perëndim me komunën e Karposhit, në lindje me komunën e Gazi Babës dhe në veri me komunën e Shuto Orizarës dhe Butelit.
Kontakt telefoni dhe faks i shkollës 02/2621 458.
Ueb faqja officiale: ismailqemalichair.edu.mk
INFORMACIONET E SHKOLLËS
Emri i shkollës:
ISMAIL QEMALI
Adresa:
Metodija Mitevski pn
Drejtor:
Teuta Imeri
Telefon zyrtar:
+389 (0)2 262 1458
E-mail elektronike:
shfkismailqemali@gmail.com
Verifikimi – nr.i aktit:
15-22-15
Viti i verifikimit:
1945
Gjuha mësimore:
Gjuhë shqipe, Gjuhë maqedone dhe gjuhë turke
Viti i ndërtimit:
1945
Lloji i ndërtimit:
Ndërtim I fortë
Sipërfaqja e objektit gjithësej:
11.426 m2
Sipërfaqja e oborrit të shkollës:
2350 m2
Sipërfaqja e tereneve dhe sallave sportive:
/
Shkolla punon në ndrrime:
2 ndrime
Mënyra e ngrohjes së shkollës:
Ngrohje qendrore
Numri i klasave:
1-9
Numri i paraleleve:
36
Numri i kuadrit arsimor:
54
Numri i nxënësve:
459