Jashar Bej Shkupi

2,358

Shkolla Fillore "Jashar Bej Shkupi"

Shkolla fillore “Jashar Bej Shkupi” – Shkup, vepron në zonën qendrore të qytetit, si shkollë e mëvetësishme. Ajo gjendet në lokalitetin Dyqanxhik dhe në të edukohen dhe arsimohen nxënës në tri gjuhë mësimore: maqedonisht, shqip, turqisht.

Në vitin shkollor 2018/19 në shkollë u regjistruan 459 nxënës të shpërndarë në 36 paralele. Për paralelet me numër më të vogël të nxënësve është kërkuar pëlqim nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Mësimi zhvillohet në gjuhën maqedonase, shqipe dhe turke, ndërsa nga gjuhën e huaja mësohen gjuha angleze, si gjuhë e parë e huaj, prej klasës së 1 deri në klasën 9 dhe gjuha françeze, si gjuhë e dytë e huaj prej klasës 6-9.

Këtë vit shkollor punonin gjithsej 36  paralele, edhe atë: 18 me mësim në gjuhën shqipe, 9 me mësim në gjuhën maqedonase dhe 9 me mësim në gjuhën turke.

INFORMACIONET E SHKOLLËS

Emri i shkollës:

Jashar Bej Shkupi

Adresa:

Duqanxhik p.n

Drejtor:

Muzafer Rexhepi

Telefon zyrtar:

+389 2 3 220 677

E-mail elektronike:

shf_jasharbejshkupi@yahoo.com

Verifikimi – nr.i aktit:

15-22-15

Viti i verifikimit:

1984

Gjuha mësimore:

Gjuhë shqipe, Gjuhë maqedone dhe gjuhë turke

Viti i ndërtimit:

1957

Lloji i ndërtimit:

Ndërtim I fortë

Sipërfaqja e objektit:

3932 m2

Sipërfaqja e oborrit të shkollës:

2260 m2

Sipërfaqja e tereneve dhe sallave sportive:

/

Shkolla punon në ndrrime:

2 ndrime

Mënyra e ngrohjes së shkollës:

Ngrohje qendrore

Numri i klasave:

1-9

Numri i paraleleve:

36

Numri i kuadrit arsimor:

54

Numri i nxënësve:

459

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë