Komuna e Çairit е mobilizuar në funksion të mirëmbajtjes dimërore të akseve rrugore

15

Komuna e Çairit, si asnjëherë më parë ka mobilizuar gjitha resurset njerëzore dhe makinerinë e nevojshme në funksion të mirëmbajtjes dimërore të akseve rrugore, për të mundësuar qarkullimin e lirshëm të automjeteve dhe të këmbësorëve.

Falënderojmë punëtorët sezonal dhe kompaninë kontraktuese për mirëmbajtje të rrugëve të cilët ishin vazhdimisht në terren dhe janë në gjendje gatishmërie, për të intervenuar në rast se do të ketë të reshura të borës dhe do të shfaqen pengesa të tjera në qarkullim.

Sot u pastruan rrugët “Xhon Kenedi”, “Krste Asenov”, “Metodija Mitevski”, “Bllagoja Paroviç”, “Ronald Regan”, “Emin Duraku”, “Çairska”, “Nikolla Grçeto” etj.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë