[vc_row][vc_column][bs-heading title=”Të dhënat e përgjithshme për Komunën e Çairit” icon=”fa-building-o” title_link=”” heading_color=”” heading_style=”t1-s3″ bs-show-desktop=”1″ bs-show-tablet=”1″ bs-show-phone=”1″ bs-text-color-scheme=”” custom-css-class=”” custom-id=”” css=”” show_title=”1″ heading_tag=”h3″][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Komuna e tanishme e Çairit është formuar me 15 prill 2004, me Ligjin e ri për ndarjen e re territoriale (“Gazeta zyrtare e RM” nr. 55/04), megjithatë si komunë daton prej 15 prill 1976 kur u formua me Ligjin për formimin e komunave në korniza të Qytetit të Shkupit dhe për përcaktimin e territoreve të tyre (“Gazeta zyrtare e RSM” nr. 8/76). Me ndarjen e re territoriale kufijtë e Komunës së Çairit në masë të madhe janë ngushtuar që do të paraqes handikap të madh për zhvillimin e mëtutjeshëm të Komunës. Territori i komunës së Çairit ka qenë i banuar që nga koha e neolitit, këtë e dëshmojnë burimet arkeologjike të gjetura në lagjen e Dizhonit (1999).

Sipas shumë burimeve të kohës, Skupi është formuar në gjysmën e parë të shekullit IV p.e.r në anën e majtë të lumit Vardar ( lumi i bardh S.A ) nga fisi ilir Dardanët. Qyteti antik i Skupit kishte një shtrirje të gjerë duke  filluar nga Bardovca, Zllokuqani deri tek Kalaja dhe një pjesë e Çarshisë së Vjetër. Në periudhën mesjetare është vërejtur prezenca e Arbërve, pasardhësit e Dardanëve, të cilët e kanë banuar këtë krahinë deri në pushtimin nga bullgarët  dhe serbët të këtyre trojeve. Për shkak pozitës së volitshme qendrore të Komunës së Çairit gjegjësisht Fushë Tophana e sotme është

vendosur garnizoni qendror i Perandorisë Turke së bashku me artilerinë e rëndë e cila u shfrytëzua për vërsuljet kundër Shqipërisë dhe që atëherë vendi ku janë riparuar topat u quajt Fushë e Topave ose (Tophane). Pikërisht në këtë vend më 27 prill 1463 u nënshkrua marrëveshja në mes Sulltan Mehmet III dhe Skënderbeut. Në territorin e sotëm të Komunës së Çairit, me vendosjen e pushtetit osman u ndërtuan edhe xhamitë e para si të: sulltan Muratit; Mustafë Pashës; Allaxhës dhe objekte tjera të tipit oriental. Sipas të dhënave që na jep, udhëpërshkruesi Evlija Çelebi, në vitin 1637 në Shkup fliteshin dy gjuhë gjuha shqipe dhe ajo rumishte (greke). Në pjesën e parë të shekullit XIX, Hevzi Pasha në lagjen e Çairit do të ndërtoi edhe sarajet e bukura. Këto saraje shërbyen edhe për punët administrative për tërë sanxhakun e Shkupit, ku në atë kohë në kuadër të këtij sanxhaku ishin 14 kaza ( Shkupi, Kaçaniku, Tetova , Kërçova, Dibra, Qustendili, Ellniku, Strumica, Radovishi, Shtipi, Kratova, Kumanova, Kriva Pallanka dhe Koçani). Shkupi pas ardhjes së osmanlinjve u kthye në një qendër zejtare dhe tregtare në Ballkan. Territori i Çairit luante rolin kyç në zhvillimin e mëtejshëm të këtij qyteti në gjitha aspektet ekonomike dhe kulturore , sepse ky territor përfshinte Bezistenin, disa hane dhe objekte tjera për zhvillimin e tregtisë dhe zejtarisë . Për etimologjinë e emrit të Çairit ekzistojnë dy pohime: sipas të parës emri Çair rrjedh nga fjala turke e cila do to thotë livadh i rrethuar me drunj, ndërsa pohimi i dytë është se rrjedha është sipas emrit të njeriut i cili ka jetuar në këtë lokacion emri i të cilit ka qenë Kadin Çair i cili në dokumentet e vitit 1549/50 ka qenë pasardhës i vakëfit të Hoxhës Muslihudin Al – Madin.
Komuna e Çairit është locuar në Qytetin e Shkupit i cili e përfshinë pjesën qendrore të fushëgropës së Shkupit. Përskaj komunës së Çairit, komunat tjera të cilat janë pjesë e Qytetit të Shkupit janë: Aerodrom, Butel, Gazi Babë, Gjorçe Petrov, Karposh, Kisella Voda, Saraj, Qendër dhe Shuto Orizari. Qyteti shtrihet në gjatësi prej 22 km (Saraj – Draçevë), gjerësia 11 km (Crniçe – Radishani) dhe përfshinë sipërfaqe prej rreth 7.000 ha (në korniza të përfshirjes urbane). Fushëgropa e Shkupit është në lartësi mbidetare prej 264 m (komuna e Gjorçe Petrovit) deri më 240 m (komuna e Aerodromit).

Në figurën 1 është treguar pozita e komunës së Çairit në korniza të Qytetit të Shkupit.

Figura 1 Pozita e Komunës së Çairit

Fushëgropa e Shkupit ku është locuar Komuna e Çairit, paraqet tërësi fizike – gjeografike, gjegjësisht regjion homogjen natyror, e rrethuar me varg malesh nga të gjitha anët, qartë e definuar nga rrethimi. Nga ana e djathtë e lumit Vardar, si forma mikrorelijevi nga rrafshnalta aluviale ngrihen kodrat: Gazi Babë, Kamenik, Krst, Çukov Rid, Dolni Rid, Zajçev Rid dhe Kale. Komuna e Çairit është komunë në përbërje të Qytetit të Shkupit dhe kufijtë e saj (Fotografia 1) janë definuar me Ligjin për Qytetin e Shkupit (Gazeta zyrtare e RM, nr. 55/04). Komuna përfshinë territor prej 3,52 km2, në lartësi mbidetare prej 362 m dhe është vendosur në qendër në përputhje me organizimin territorial të qytetit dhe kufizohet me komunat Butel, Qendër dhe Gazi Babë. Pozita e Komunës në rrafshnaltën e Shkupit është e volitshme por megjithatë nuk disponon me territor të mjaftueshëm të zonave të caktuara industriale etj. duke marrë parasysh atë se paraqet qendër të madhe dhe është i vetëm në aspekt të administrimit dhe menaxhimit si qendër politike, arsimore, ekonomike dhe kulturore në Shkup, Komuna e Çairit është në zhvillim dinamik të përhershëm si nga aspekti ekonomik ashtu edhe nga ai demografik. Dendësia e popullsisë – Dendësia e popullsisë në Komunën e Çairit karakterizohet sipas asaj se është më e madhja në krahasim me cilëndo komunë në Maqedoni. Nëse bëhet krahasim me Qytetin e Shkupit ku dendësia ndryshon në pjesë të ndryshme të qytetit, ndërsa në mesatare arrin 888 banorë/km2, për komunën e Çairit arrin 16193 banorë/km2, Në Tabelën 1 është dhënë dendësia e popullsisë në Qytetin e Shkupit sipas komunave, duke e kyçur edhe Komunën e Çairit.

Dendësia e popullsisë – Dendësia e popullsisë në Komunën e Çairit karakterizohet sipas asaj se është më e madhja në krahasim me cilëndo komunë në Maqedoni. Nëse bëhet krahasim me Qytetin e Shkupit ku dendësia ndryshon në pjesë të ndryshme të qytetit, ndërsa në mesatare arrin 888 banorë/km2, për komunën e Çairit arrin 16193 banorë/km2, Në Tabelën 1 është dhënë dendësia e popullsisë në Qytetin e Shkupit sipas komunave, duke e kyçur edhe Komunën e Çairit.

Në pajtueshmëri me të dhënat në tabelë, dendësia e popullsisë në Komunën e Çairit është 16193 banorë/km2. sipas të dhënave oficiale nga regjistrimi i fundit i popullsisë në vitin 2002 në Komunën e Çairit ka 17107 amvisëri, ndërsa gjendja e numrit të popullsisë në pajtueshmëri me regjistrimin e popullsisë të atij viti arrin 64 773 banorë, prej të cilëve 32 374 janë meshkuj, ndërsa 32 399 janë femra.
Struktura e moshës dhe gjinisë së popullsisë -. Komuna e Çairit numërohet në grupin e komunave me shkallë të lartë të natalitetit dhe rritje natyrore në Republikën e Maqedonisë. Popullata e cila e ka banuar komunën e Çairit karakterizohet me ndryshime të rëndësishme në drejtim të pjesëmarrjes të të rinjve dhe zvogëlim karakteristik në pjesën e banorëve më të moshuar.

Grafiku 1 Struktura e moshës dhe gjinisë së popullsisë

Në lidhje me strukturën e moshës së popullsisë, grupmosha prej 30-34 vjeç përfshinë numrin më të madh të banorëve të Komunës së Çairit me 8,7%, pas së cilës vijon grupmosha prej 10-14 dhe 5-9 vjeç, kategoritë tjera të moshave zënë përqindje më të vogël të popullatës në komunë.

Përkatësia nacionale e popullsisë në Komunën e Çairit – Numri më i madh i popullsisë në Komunën e Çairit është e përkatësisë nacionale shqiptare, pas së cilës vijojnë Maqedonasit, Turqit, Romët dhe Boshnjakët.

Grafiku 2 Përkatësia nacionale e popullsisë në Komunën e Çairit

[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]