Kryetari i Komunës së Çairit inspektoi nga afër punimet për asfaltimin e tërësishëm të disa rrugëve në Çair

218
Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu sot realizoi inspektim të drejtëpërdrejt të punimeve për asfaltimin e tërësishëm të rr. “Dobri Daskallov” si njëra nga rrugët më të frekuentuara me gjatësi prej 300 m (dy korsi me gjerësi prej 3.25 m ose gjerësi të përgjithsme prej 6.5m) si dhe trotuar me gjatësi prej 400 m dhe gjerësi prej 2m. Poashtu, kreu i Çairit realizoi edhe inspektim të asfaltimit të rrugëve në lagjen Topaana.
Përmirësimi i infrastrukturës rrugore në territorin e Komunës së Çairit me realizim të procesit të asfaltimit, rregullimit të trotuareve, krijimit të korsive për biçikleta dhe vendosje të sinjalizimit horizontal dhe vertikal është prioriteti parësor për ngritjen e nivelit të sigurisë së qytetarëve.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë