KRYETARI I KOMUNËS

Visar Ganiu ka lindur më 18.07.1978, në Shkup. Ai rrjedh nga një familje e njohur intelektualësh të cilët punonin si mësimdhënës dhe tërë jetën e tyre ua kushtuan edukimit dhe arsimimit të gjeneratave të reja. I rritur dhe i edukuar nga dy arsimdashës, Ganiu shumë shpejt do të ngjitet majave të edukimit arsimor.
Visar Ganiu është bashkëshort dhe baba i tre fëmijëve.
Dr. Sc. i Kineziologjisë që ka ligjeruar në Fakultetin e Edukatës Fizike, në Universitetin Shtetëror të Tetovës.
Përveç gjuhës amtare shqipe, Visari flet gjuhën angleze, serbo-kroate dhe maqedone.
Njihet si trajner i suksesshëm i cili pa u kursyer punoi me futbollistët e gjeneratave të reja dhe me ekipin e parë të KF Shkupi.
Në vitin 2002 u zgjodh si kryetar i parë i Forumit Rinor të Bashkimit Demokratik për Integrim në degën e Çairit, ndërsa pastaj u zgjodh edhe anëtar i kryesisë qëndrore të Bashkimit Demokratik për Integrim.
Prof. Dr. Visar Ganiu është një personalitet i dëshmuar në skenën politike, punëtor i palodhshëm në të gjitha sferat ku ai ka vepruar. Ganiu, ushtroi detyrën e zëvendës ministrit të arsimit dhe shkencës deri në momentin kur e shpalli zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të Komunës së Çairit.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë