TEFEJJUZ

946

Shkolla Fillore "TEFEJJUZ"

Shkolla fillore “Tefejjyz” filloi me punë qysh në vitin 1884, në ndërtesën e ndërtuar nga Hilmi Bej Deralla, e cila më vonë është blerë nga pushtetarët e Perandorisë Osmane dhe është emëruar si Tefeyyüz İptidai Okulu” („Shkolla Fillore Tefejjyz“). Si edhe të gjitha shkollat nga ky rajon, po ashtu edhe TEFEJJYZ në vitin shkollor 1919/20 hynë nën udhëheqjen e Mbretërisë Jugosllave, pas së cilës vazhdon me veprimtarinë e saj nën emrin “Osman Xhikiç”. Këto informata janë shënuar në librin e Muharem Parapoviç dhe Muharem Musiç e titulluar si “Historia e shkollave të Shkupit” e përgatitur në vitin 1932-33. Këtu theksohet se pushtetarët e Perandorisë Osmane në vitin 1884 e blenë ndërtesën e Hilmi Bej Deralla, ku e formuan “Shkollën fillore Tefejjyz” (“Tefeyyüz İptidai Okulu”).

Siç theksohet edhe më poshtë, shkolla Tefejjyz përmendet edhe në librin “Historia e Shkupit dhe rrethinës” e Salih Asim Bej.

INFORMACIONET E SHKOLLËS

Emri i shkollës:

TEFEJJUZ

Adresa:

Cairska nr.2

Drejtor:

Osman Emin

Telefon zyrtar:

+389 2 622 184

E-mail elektronike:

tefejjuz@hotmail.com

Verifikimi – nr.i aktit:

10886

Viti i verifikimit:

1950

Gjuha mësimore:

Gjuhë shqipe dhe gjuhë turke

Viti i ndërtimit:

1981

Lloji i ndërtimit:

Ndërtim I fortë

Sipërfaqja e objektit:

4190 m2

Sipërfaqja e oborrit të shkollës:

6411 m2

Sipërfaqja e tereneve dhe sallave sportive:

28 m2 gjatë dhe 14 m2 i gjerë

Shkolla punon në ndrrime:

2 ndrime

Mënyra e ngrohjes së shkollës:

Ngrohje qendrore

Numri i klasave:

1-9

Numri i paraleleve:

34

Numri i kuadrit arsimor:

53

Numri i nxënësve:

930

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë