Bashkë me Qendrën për Bazë të Përbashkët (CCG) diskutuam ecurinë e projektit “Forcimi i qëndrueshmërisë së komuniteteve lokale ndaj ekstremizmit të dhunshëm në Maqedoninë e Veriut Faza 2″ që financohet nga Ambasada Britanike në Shkup dhe që po e realizojmë në Komunën e Çairit.
Në ngjarje morën pjesë edhe aktorë të ndryshëm siç janë përfaqësues të Ambasadës së Britanisë, Policisë, Këshillit Komunal, të arsimit, sektorit civil, sikurse edhe të organizatave rinore, ndërsa u zotuam se do të vazhdojmë me intensitetin e njëjtë të bëjmë përpjekjet maksimale për një shoqëri me perspektivë sa më të sigurt.