Gjatë ditës së djeshme Kryetari I Komunës së Çairit z.Ganiu priti në takim pune zëvendësministrin e vetëqeverisjes lokale të Republikës së Maqedonisë z. Dejan Pavleski, dhe ekipin e ekspertëve vendas dhe të huaj, takim i cili kishte për qëllim përgatitjen e një analize të funksionimit të metodologjisë për llogaritjen e bllok dotacioneve, si dhe në të njëjtën kohë nga ana e ekspertëve të përgatitet një analizë krahasuese me atë të Mbretërisë së Bashkuar, Danimarkës, Sllovenisë, Polonisë dhe Suedisë, me qëllim që të ofrohen tre modele për financim më të mirë, funksionalitet më të madh të komunave dhe për shërbime cilësore publike në komuna në fusha që financohen përmes bllok dotacioneve me mjete nga buxheti qendror.
Në takim u bisedua për nevojën për rishikimin e metodologjisë për llogaritjen e bllok dotacioneve, me të cilët financohen shkollat, kopshtet dhe institucionet e kulturës.