Në bazë të Programiт për financim të aktiviteteve dhe projekteve të shoqatave të qytetarëve dhe fondacioneve për vitin 2018 në Komunën e Çairit (“Fleta zyrtare e Komunës së Çairit nr. 4/2018) Komuna e Çairit shpall
Thirrje publike
Për pranim të kërkesave për shfrytëzim të mjeteve nga buxheti i Komunës Çair për vitin 2018, të dedikuara për financim të projekteve dhe aktiviteteve të OJQ, Shoqateve dhe Fondacioneve për vitin 2018 në Komunën e Çairit. Shpërndarja e mjeteve realizohet nga buxheti i Komunës Çair për vitin 2018 dhe në pajtim me Programin për financim të aktiviteteve dhe projekteve të OJQ, Shoqatave dhe Fondacioneve për vitin 2018 në Komunën e Çairit.
Fusha e projekteve të cilat do të mbështeten:
Mbrojtje sociale:
- Përmirësim të të drejtave njerëzore, mundësi të barabarta, barazi gjinore;
- Aktivitete sportive–rekreative për persona me nevoja të posaçme në territorin e Komunës së Çairit;
- Përmirësimi i mbrojtjes shëndetësore dhe promovim të stileve të shëndetshëm të jetesës;
- Mbështetje të programeve për preventivë primare nga përdorimi i drogës;
Kulturë:
- Përmirësim dhe promovim të jetesës multikulturore në Komunën e Çairit ;
- Mbajtja e manifestimeve të ndryshme kulturore të cilat e promovojnë kulturën në Komunën e Çairit;
- Iniciativë për bashkëpunim kulturore me institucionet dhe komunat e tjera të Republikës së Maqedonisë si dhe jashtë vendit në fushën e kulturës;
- Veprimtari muzikore skenografike;
- Veprimtari botuese dhe letërsi;
Sport
- Manifestime tradicionale sportive dhe shfaqje;
- Manifestime në interes të veçantë për Komunën e Çairit;
- Promovim të vlerave sportive te të rinjtë dhe nxënësit;
Mjedis jetësor
- Mbrojtje të mjedisit jetësor;
- Ngritje të vetëdijes te qytetarë për mjedis jetësor;
- Aktivitet tjera në lidhje me mjedisin jetësor;
Zhvillim i qëndrueshëm ekonomik
- Stimulim të ndërmarrësisë te të rinjtë ;
- Trajnim për sipërmarrësi;
- Inkluzion të grupit të prekur në tregun ekonomik;
- Mbështetje dhe ndihmë përmes edukimit dhe transferimit të njohurive për vetë punësim;
Arsimi
- Promovim i arsimit integrues
- Organizim i kuizit të diturisë
- Zhvillim dhe avancim të procesit arsimor
Shfrytëzimi i mjeteve të ndara do të definohet në kontratën e nënshkruar mes shoqatës/fondacionit dhe Komunës së Çairit.
Kriteret bazë të organizimit të cilat duhet t’i plotësojnë shoqatat dhe fondacionet të cilat marrin pjesë në këtë thirrja janë:
- Aktivitetet e propozuara t’i implementojnë në territorin e Komunës Çair;
- Të mos kenë marrë mjete ose parashtruar fletëparaqitje deri ndonjë organ tjetër të administratës shtetërore ose ndonjë burim tjetër për të njëjtin dedikim dhe aktiviteteve për të cilat ka parashtrua fletëparaqitje, me çka do të thotë financim i dyfishtë të të njëjtit aktivitet nga burimet të ndryshme.
Dokumentacioni i duhur që shoqata/fondacioni duhet të dorëzon:
Përveç kërkesës për mbështetje financiare të shoqatave dhe fondacioneve e cila duhet të plotësohet, e firmosur nga përfaqësuesi i shoqatës ose fondacioni dhe e vulosur me vulë të shoqatës ose fondacionit, shoqata ose fondacioni detyrimisht duhet të dorëzojë këto dokumente:
- Statut të shoqatës ose fondacionit;
- Fotokopje të aktvendimit për regjistrim të shoqatës ose fondacionit;
- Formular i plotësuar në mënyrë elektronike;
- Raport vjetor të shoqatës ose fondacionit për vitin 2017;
- Fotokopje të llogarisë përfundimtare për vitin 2017;
- Çertifikatë për tatimet e paguara të dhëna nga organet tatimore.
Afati dhe mënyra e dorëzimit të fletëparaqitjes:
Shoqatat e qytetarëve dhe fondacionet mund të dorëzojnë vetëm një kërkesë për mbështetje financiare për projekt ose manifestim.
Të dhënat e nevojshme si dhe propozim projektet dhe aktivitetet, me konstruksion financiar, duhet të dorëzohen në fletëparaqitje të veçantë, e cila mund të merret në Arkivin e Komunës së Çairit ose në faqen zyrtare të Komunës së Çairit www.cair.gov.mk.
Thirrja publike do të zgjat 10 ditë, nga dita e shpalljes në mjetet për informim publik.
Fletëparaqitjet duhet të dorëzohen deri te Komuna e Çairit, përmes postës në adresën: H.T. Karposh nr. 5, 1000 Shkup, ose në arkivin e Komunës së Çairit më së voni deri në orën 15, në ditën e fundit të përfundimit të Thirrjes publike, me shënim Thirrje publike për shpërndarje të mjeteve buxhetore për financim të aktiviteteve të OJQ-ve, shoqatave të qytetarëve dhe fondacioneve për vitin 2018 në Komunën e Çairit.
Rezultatet e Thirrjes publike do të shpallen në faqen zyrtare të Komunës së Çairit.
Shfrytëzimi i mjeteve të dhuruara do të specifikohet me nënshkrimin e kontratës mes shoqatës/fondacionit dhe Komunës së Çairit.
Vërejtje: Fletëparaqitja me dokumentacion jo të plotësuar ose pas skadimit të afatit të caktuar nuk dë të shqyrtohet!
Pyetjet për sqarim plotësues mund të dorëzohen me shkresë ose në formë elektronike deri tek Komisioni për realizimin e Thirrjes publike në email adresë: info@cair.gov.mk ose në tel:02/2616-002