Komuna e Çairit me përfaqësuesin e saj Blerim Sulejmani – Këshilltar në Sektorin e financave pranë Komunës së Çairit, sot morri pjesë në Tryezën e rrumbullakët të organizuar nga ana e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale si koordinator i Grupit ndërsektoral, me temë:

“Sfidat dhe dilemat në sistemin e financimit të kompetencave të komunave” – Ridefinimi i mënyrës dhe përcaktimit të kritereve për bllok dotacione dhe dedikuese për komunat.

Qëllimi i kësaj tryeze është realizimi i suksesshëm i mënyrës dhe kritereve për shpërndarjen e bllok dotacioneve dhe atyre dedikuese, në bazë të analizës paraprake të detajuar të gjendjeve me shpërndarjen e dotacioneve, si dhe në pajtim me projektimet e dala nga modeli më i përshtatshëm i përcaktuar për financimin e kompetencave të bartura të komunave në Republikën e Maqedonisë.