ANTON SEMJONOVIÇ MAKARENKO

Shkolla Fillore "ANTON SEMJONOVIÇ MAKARENKO"

Shkolla fillore për të rriturit ” A.S Makerenko ” është institucion i vetëm me veprimtari  kryesore për arsimimin e të rriturve në Shkup dhe Maqedoni. E vendosur në veri-lindje të qytetit të Shkupit në komunën e Çairit në rrugën John Kennedy nr.32.

Komuna Çair është e vendosur në pjesën veriore të qytetit të Shkupit, kufizohet në jug me komunën Qendër, në perëndim me komunën e Karposhit, në  lindje me komunën e Gazi Babës dhe në veri me komunën e Shuto Orizarë dhe Butel.

Sipas statistikave të 2002 në komunë jetojnë 64 773 banorë. Nga këto 35 921 Shqiptarë ose 57%, Maqedon 19 628 ose 24,13%, turq 4.500 ose 6,95%, romë 3.083 ose 4,76%, boshnjakët në 2950 ose 4,55% dhe të tjera 1.691 ose 2,61%. Pa shkollë janë 2.576 banorë ose 5,22%, dhe me shkollë të paplotë 4933 ose 10%.

Shkolla ka një traditë të pasur dhe ka më shumë se 50 vite që funksionon. Së pari nga viti 1963-1972 ka pasur emrin Koco Racin, dhe nga v.1973 mori  emrin aktual ‘A.S.Makarenko’.

Punon si një shkollë qendrore  me shumë qendra  rajonale në qytet dhe rrethinën e saj, apo kudo ku ka vizitorë të interesuar të cilët nuk kanë formuar një arsim fillor. Numri i vizitorëve dhe orari i qendrave rajonale me kalimin e viteve ka ndryshuar në varësi të nevojave të vizitorëve dhe ndryshimeve sociale. Mësimi zhvillohet në gjuhën  maqedone dhe gjuhën shqipe.

Shkolla  të gjithë vizitorëve të interesuar ju mundëson  plotësimin dhe përfundimin e arsimit fillor, për të vazhduar më tej studimet e tyre në shkollat ​​e mesme.

Shkolla ka disponon me  mësues të kualifikuar.

INFORMACIONET E SHKOLLËS

Emri i shkollës:

ANTON SEMJONOVIÇ MAKARENKO

Adresa:

Xhon Kenedi nr.32

Drejtor:

Hazbi Topojani

Telefon zyrtar:

+389 2 622 478

E-mail elektronike:

a.s.makarenko@hotmail.com

Verifikimi – nr.i aktit:

10-1084/3

Viti i verifikimit:

12.04.1995

Gjuha mësimore:

Gjuhë shqipe dhe gjuhë maqedone

Viti i ndërtimit:

1980

Lloji i ndërtimit:

Ndërtim I fortë

Sipërfaqja e objektit:

500 m2

Sipërfaqja e oborrit të shkollës:

500 m2

Sipërfaqja e tereneve dhe sallave sportive:

/

Shkolla punon në ndrrime:

2 ndrime

Mënyra e ngrohjes së shkollës:

Me drunjë

Numri i klasave:

28

Numri i paraleleve:

28

Numri i kuadrit arsimor:

30

Numri i nxënësve:

348