Bezisteni

Bezisteni – Bërthama e parë dhe më e vjetër në Çarshinë e Vjetër, ashtu siç është rasti me çarshitë tjera të tipit oriental, ka qenë rreth Bezistenit. Bezisteni, është qendër tregtare që përbëhet me dyqane të ndërtuara dhe mes vete të ndara me rrugica dhe sokaqe, ka qenë i mbuluar dhe gjatë mbrëmjet është mbylluar për vizitorët. Është i ngritur në shekullin 15 nga Is’hak Beu si objekt i parë në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. Më vonë rreth tij janë krijuar një sërë dyqanesh, rrugicash, hane me renditje të caktuar më parë të zanateve, duke formuar në këtë mënyrë çarshinë.

Bezisteni paraqet objekt tipik oriental me karakter të qendrës tregtare, me katër hyrje, të cilët gjatë natës janë mbyllur, i rrethuar me mure me trashësi prej 2.6 m. Në të janë vendosur 12 dyqane individuale, të cilët kanë shitur shkallë, materiale prej tekstili si mëndafsh, kadife. I ka takuar vakëfit të Is’hak Beut.